Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj Isufi e ka quajtur lajm të mirë dhe projekt shumë të nevojshëm për qytetarët, ndërtimin e QKMF-së së re në Ferizaj.
Vlera e projektit është 2 milion e 250 mijë euro, nga e cila 2 milion e 25 mijë euro janë financim direkt nga Ministria e Shëndetësisë (90% e financimit), kurse komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro( 10% të vlerës totale) dhe po ashtu merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar.
Postimi i plotë i saj:
Ndërtimi i QKMF-së së re në Ferizaj
Lajm i mirëpritur dhe projekt mëse i nevojshëm për qytetarët e Ferizajt dhe komunave tjera përreth.
Në Ferizaj do të ndërtohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
Me 4 maj, e pata ngritur këtë çështje në Kuvend, me qëllim të informimit të qytetarëve të interesuar rreth procesit të këtij projekti kaq të rëndësishëm dhe tani është nënshkruar marrëveshja nga ana e ministrit të shëndetësisë dhe kryetarit të komunës.
Vlera e projektit është 2 milion e 250 mijë euro, nga e cila 2 milion e 25 mijë euro janë financim direkt nga Ministria e Shëndetësisë (90% e financimit), kurse komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro( 10% të vlerës totale) dhe poashtu merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar.
Urojmë që punët të ecin me intensitet të shtuar në mënyrë që qytetarëve t’u mundësohet marrja e shërbime shëndetësore në nivel më të lartë dhe kushte më të mira!