KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u, Nagavcit: Ministre sindikatën tonë u munduat ta shuani, por kjo sindikatë mbetet e punëtorëve të arsimit
Arsim

SBASHK-u, Nagavcit: Ministre sindikatën tonë u munduat ta shuani, por kjo sindikatë mbetet e punëtorëve të arsimit

Kosova News
Kosova News 15:13 -31/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës së Kosovës, ka uruar punëtorëve të arsimit dhe gjithë nxënësve për vitin e ri shkollor, dhe i ka falënderuar që kësaj radhe nuk kishin kërkesa për veprime sindikale dhe kjo ka dhënë shpresë se ky vit shkollor do të ketë fillim dhe rrjedhë të mbarë.

Megjithatë, përmes një njoftimi për media, SBASHK-u thotë se për këtë MASHT-i u kujdes që kjo të mos ndodh duke sjell vendim të gabuar për tekstet shkollore, vendim ky që ka krijuar shqetësime e stres të  punëtorët arsimorë në mësimin shqip, por dhe te kolegët në mësimin në gjuhën boshnjake e turke.

“Të nderuarit mësimdhënëses të Kosovës ju keni qenë të përkushtuar në misionin e shenjtë të edukimit e arsimit të brezave nëpër vite e dekada  dhe keni kaluar me sukses pengesat që na krijuan të tjerët. Ju lus që të angazhoheni maksimalisht e të kontribuoni aq sa mundeni që pajisja me tekste shkollore të bëhet në mënyrën më të mirë të mundur  e sidomos për nxënësit që vijnë nga familje me gjendje më të rënduar ekonomike”, thuhet në njoftim.

“Anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, ministrja Nagavci, në  vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson Jasharaj.

Ajo, si duket, ka besuar se  do të jep rezultate plani i  saj dhe i ministrit Murati  se duke krijuar pengesa, që nuk ndodhin në as një vend demokratik të botës, punëtorët e arsimit nuk do të regjistrohen si sindikalistë në e-Kosova  dhe kështu  do të shuhet SBASHK-u. Por, Nagavcit nuk ia paskan treguar  lajmin se SBASHK-u nuk u shua, por vazhdon rrugëtimin me unitet të plotë e me shumë angazhime në shërbim të arsimit dhe do  ta ngrit zërin në emër të anëtarësisë.

Pra, Jasharaj përfaqëson mijëra e mijëra anëtare e anëtarë të SBASHK-ut që nga çerdhet e deri në universitete. Nagavci me tendencën për të krijuar  përçarje deklarohet se ky vendimi i ri për tekstet shkollore qenka  edhe në shërbim të mësimdhënësve. Ajo, mbase ka menduar se kështu i kursen nga lodhja  e ndarjes se teksteve shkollore  për nxënësit e tyre, por ata nuk e duan këtë kujdes sepse me kënaqësi e të lumtur e kanë kryer këtë veprim duke  i parë të gëzuar nxënësit për tekstet e reja shkollore.

Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash pse punëtorët e arsimit  kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë.

Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre, thuhet në komunikatën për media të SBAShK-ut.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Kosova News 31/08/2023 31/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?