Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin përsëri sot (e hënë) para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre.
Seanca është njoftuar të nisë në ora 09:00.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.
Dëshmitari i mbrojtur W03832, apo dëshmitari i 18-të dje ka nisur dëshminë dhe ajo është mbajtur kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.


