KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë përdorues të telefonisë mobile
Ekonomi

ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë përdorues të telefonisë mobile

Kosova News
Kosova News 09:43 -26/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e dytë të vitit 2023 (TM2- 2023).

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të dytë (TM2-2023) është 1,775,864  përkatësisht për 0.86% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2023, ndërsa 2.77% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2022).

Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka ngritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2022) gjithashtu ka ngritje. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.8% të numrit të popullsisë.

Në periudhën TM2 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 69,500, që paraqet një rënie prej 1.2% në krahasim me tremujorin e kaluar. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.83%.

Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.

Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2018 deri në TM2 2023 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehet se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 32% – 68%.

Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM2 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 399,076 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 6.4% në krahasim me TM1 2023, respektivisht rritje prej 1.7% në krahasim me TM2 2022, raporton RTKlive.

Ndërsa,penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 134.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.9%.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM2 2023 ka arritur në 1,521,569 përdoruesish e që shënon një ulje prej 2.2% krahasuar me TM1 2023, dhe një rritje prej rreth 6.4% krahasuar me TM2 2022. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme . Në periudhën raportuese (TM2 2023) penetrimi i qasjes mobile është 84 %, ndërsa i asaj fikse 22 % për banor”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Gjithashtu lexoni:

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Kosova News 26/08/2023 26/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?