KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga nafta te rafineria, studiuesit optimistë, parashikohen deri në 100 milionë tonë rezerva në Shqipëri
Rajon

Nga nafta te rafineria, studiuesit optimistë, parashikohen deri në 100 milionë tonë rezerva në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 13:53 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjetja e një rezerve të madhe gazi e nafte, e një cilësie të lartë në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha nga studiuesit e hidrokarbureve.

Shpimi deri në mbi 6000 metra në thellësi të tokës sipas Stavri Dhimës, studiues dhe projektues i puseve të naftës, mund të sjellë në mbledhjen e deri në 100 milionë fuçive, një rezervë kjo përtej pritshmërive. 

“Nëpërmjet matjeve të kryera u vërtetua se kemi një shtresë të konsiderueshme naftëmbajtëse, kemi një naftë të cilësisë së mirë, e cila është deri në 38 gradë, e lehtë e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite.   Nga informacionet e publikuara zyrtare për pusin Shpiragu 2 është thënë se kati është më i madh sesa 800 metra, ndërsa për pusin “Shpiragu 5” ka kaluar 1 mijë metra dhe nuk ka kapur ujin, rezulton se kemi të bëjmë me një kat shumë të madh. Nisur nga krahasimi me Val Dagrin mund të kemi  deri në 100 milionë tonë rezerva të nxjerra”, tha eksperti Dhima.

Përtej nxjerrjes, mundësia që kjo sasi nafte të përpunohet në vendin tonë sipas studiuesit Dhima është e pakët, duke u bazuar në nevojën e brendshme të tregut. 

“Vendburimi Valt Dagri i cili prodhon deri në 85 mijë fuçi në ditë, ndërsa këtu pritet të ketë deri në 100 mijë fuçi nafte.  Sasitë janë shumë të mëdha, do jetë shumë mirë të përpunohet e gjitha në vend edhe pse nevoja jonë nuk është kaq e madhe, por mundësia kryesore vërehet eksporti”, shtoi eksperti.

Sipas Dhimës, në Shqipëri janë 3 rafineri të cilat nuk prodhojnë në sasi të larta. Ndërtimi i një rafinerie e cila do të mund të përpunojë naftën në Shqipëri, u njoftua nga kryeministri Edi Rama në nëntor të 2022. Sipas tij, Azerbajxhani do të investojë në ndërtimin e saj, e cila në fund do të sjellë përfitime duke ndikuar në uljen e çmimit të naf6tës dhe heqjes së importeve.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?