KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci takohet me përfaqësuesit e KPK-së, adresohen shqetësimet e prindërve
Arsim

Ministrja Nagavci takohet me përfaqësuesit e KPK-së, adresohen shqetësimet e prindërve

KosovaNewss
KosovaNewss 15:28 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës – KPK, zhvilloi një takim me ministren e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kryetari i KPK-së, Besnik Dragusha, adresoi shqetësimet e prindërve për ndryshimin e metodologjisë së blerjes së librave nga Ministria, duke potencuar komplikimet që mund t’i kenë prindërit me këtë rast, kur dihet se kjo metodë po aplikohet për herë të parë dhe atë vetëm një javë para fillimit të vitit shkollor. Ndër të tjera në takim KPK, ka adresuar disa kërkesa.

“Një shtatori të mos i gjejë nxënësit pa libra; të shqyrtohet mundësia e marrjes së librave nga prindërit nëpër librari me një dokument zyrtar duke mos paguar, dhe pastaj Ministria t’i kryej obligimet ndaj librarive; të realizohet kërkesa e më hershme e KPK-së për blerjen e librave edhe për nivelin VI-IX; libri i njëjtë të ketë çmim unik në secilën pikë të shitjes, dhe çmimet të jenë të publikuara; librat që do të përdoren, të jenë të publikuar nga organet kompetente, në mënyrë që secili prind të dijë saktësisht se librat e cilit botues duhet t’i blejë; për komunat që nuk kanë librari, të krijohen pika shitëse mobile, në mënyrë që prindërit ta kenë qasjen e lehtë për posedimin e librave; mos të ketë rimbursim tek prindërit për librat por të ketë parapagim”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, ministrja Nagavci njoftoi KPK-në, se nuk mund të përdoret metodologji tjetër përveç asaj me e-Kosova, dhe premtoi se prindërit do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre bankare në fillim të javës së ardhshme.

“Ministria siguroi KPK-në se mjetet e përllogaritura për disbursim do t’i mbulojnë shpenzimet e librave për secilin prind, se çmimi do të jetë unik për tërë Kosovën, dhe do të ketë libra të mjaftueshëm dhe me pika shitëse nëpër çdo komunë”, vijon njoftimi.

Ndërsa, për klasat e VI-IX, ministrja njoftoi se ka vendosur t’i rimbursojë prindërit me një vlerë të caktuar, e cila do të jetë e mjaftueshme për blerjen e librave ushtrimorë, gjë që ka qenë edhe kërkesë e më hershme e KPK-së.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

KosovaNewss 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?