Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ashpërsia dhe ngutia e pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë zbulojnë ankthin e madh që sipas tij e kanë për zbulimin e të vërtetës së aferës së grurit dhe vajit.
Sipas Grudës, nëse pushteti do të ishte i pastë, do të thoshte që s’ka asgjë për të fshehur.
“Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit”, tha Gruda.
Kujtojmë se të premten janë arrestuar dy zyrtarë të MINT-it dhe afaristi, Ridvan Muharremi.
Reagimi i Grudës: Ashpërsia dhe ngutia e zyrtarëve të pushtetit për të komentuar hetimet e prokurorisë, dhe fyerjet e tyre ndaj prokurorëve, zbulojnë ankthin e madh që kanë për zbulimin e të vërtetës të aferës së grurit dhe vajit. Është krejt e thjeshtë: nëse do të ishin të sigurt që janë të pastër, do të thoshin që nuk kemi asgjë për të fshehur dhe do të prisnin rezultatin e hetimit.



