KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lukashenko: Bjellorusia do të përdorë armë bërthamore në rast “agresioni”
Botë

Lukashenko: Bjellorusia do të përdorë armë bërthamore në rast “agresioni”

Kosova News
Kosova News 20:35 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bjellorusia do të ishte e gatshme t’i përdorte armët bërthamore të dhëna nga aleati i ngushtë Rusia përballë “agresionit” të huaj, ka deklaruar të enjten presidenti Alexander Lukashenko, ndërkohë që tensionet po rriten gjithnjë e më shumë rreth kufijve të këtij vendi me vendet e NATO-s.Kryeqyteti bjellorus, Minsk, ka luajtur një rol kyç në luftën e Rusisë në Ukrainë, me Moskën duke përdorur Bjellorusinë si një nga pikat e saj të nisjes për pushtimin në fillim të vitit 2022, ndërsa stërvitjet e përbashkëta ushtarake Rusi – Bjellorusi gjatë vitit të kaluar i kanë nxitur shqetësimet se trupat bjelloruse mund të bashkohen me forcat ruse në konfliktin.Sipas presidentit rus Vladimir Putin, në qershor, kokat bërthamore ruse thuhet se iu dorëzuan Bjellorusisë për “parandalim”.Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve Belta, Lukashenko pohoi se Bjellorusia “nuk do të përfshihej asnjëherë në këtë luftë” nëse ukrainasit nuk e kalojnë kufirin e saj por ai shtoi se “ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Rusinë, ata janë aleati ynë”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse provokohet – veçanërisht nga vendet fqinje të NATO-s si Polonia, Lituania dhe Letonia – Bjellorusia “do të përgjigjet menjëherë me gjithçka që kemi”, përfshirë edhe armët bërthamore.Nuk është e qartë se sa nga arsenali bërthamor i Rusisë u transportua në Bjellorusi kohët e fundit, dhe zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë nuk e kanë konfirmuar publikisht se ndonjë armë është transferuar – megjithëse zyrtarë të lartë nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së SHBA-së (DIA) thanë se ata “nuk kanë arsye për të dyshuar”, në atë se çfarë thotë Putini.Gjatë intervistës, Lukashenko tha nëse Bjellorusia do të sulmohej, “ne nuk do të vonojmë, të presim dhe të tjerët. Ne do ta përdorim të gjithë arsenalin e armëve tona për parandalim.”“Ne nuk sollëm armë bërthamore këtu për ta trembur dikë,” shtoi ai. “Po, armët bërthamore përfaqësojnë një faktor të fortë pengues. Por këto janë armë bërthamore taktike, jo strategjike. Kjo është arsyeja pse ne do t’i përdorim ato menjëherë pasi të nisë agresioni kundër nesh.”Zyrtarët e lartë të DIA-s thanë në korrik se nuk besojnë se Lukashenko do të ketë ndonjë kontroll mbi arsenalin, i cili me shumë gjasa do të kontrollohej tërësisht nga Rusia./CNN

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?