KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zjarre masive në Kanada, evakuohen mijëra banorë
Botë

Zjarre masive në Kanada, evakuohen mijëra banorë

Kosova News
Kosova News 23:30 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur rrugën e vetme që mundëson daljen nga kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë. Zjarret janë përhapur shumë pranë qytetit ku jetojnë 22.000 banorë, të cilët po vazhdojnë evakuimet.

Avionët për fikjen e zjarrit kanë punuar vazhdimisht që autostrada në Yellowknife të mbetet e hapur, përderisa banorët po evakuohen, shkruan BBC.

Autoritetet po përdorin ujë dhe mjete të tjera për të parandaluar përhapjen e flakëve. Zjarret janë përhapur 15 kilometra afër qytetit.

Erërat që fryjnë nga veriperëndimi, së bashku me reshjet e pakta të shiut, kanë ndërlikuar përpjekjet për fikjen e zjarrit. Zyrtarët e emergjencave thanë se gjatë fundjavës zjarret mund të arrijnë deri në qytet.

“Jemi përballë disa ditëve kritike”, tha Shane Thompson, ministër qeveritar për Territoret Veriperëndimore.

Qindra kilometra në jug të Yellowknife, shtëpitë janë djegur si pasojë e zjarreve. Banorët veçse janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret janë përhapur edhe më shumë.

Shërbimet e emergjencave thanë se një vatër e zjarrit është përhapur në 68 kilometra katrorë.

Mijëra persona veçse janë larguar nga shtëpitë pasi që në Territoret Veriperëndimore janë afër 100 zjarre.

Këto janë zjarret më të këqija që kanë shpërthyer në historinë e Kanadasë.

Ky shtet është përballur me numër rekord të zjarreve gjatë këtij viti, që kanë djegur mbi 137.000 kilometra katrorë në mbarë vendin, ka thënë Qendra kanadeze për Zjarret Pyjore.

Deri të premten në mëngjes, mbi 1.000 zjarre të egra ishin aktive në mbarë vendin dhe mbi gjysma e tyre vlerësohet se janë jashtë kontrollit.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?