Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona në Gjakove të përfshirë në dy raste të vjedhjeve, në një rast të veglave të punës në vlerë të 700 eurove dhe në rastin tjetër të një kamere sigurie.
Fillimisht dy ditë më parë, dy qytetarë kanë raportuar dy raste të vjedhjeve.
Në njërin rast është raportuar vjedhja e disa mjeteve të punës në vlerë rreth 700 euro, në një punëtori në rrugën “Avdullah Babalija”, ndërsa në rastin tjetër është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Agim Haxhiavdyli” persona të panjohur, pasi kishin thyer një dritare, kishin hyrë brenda dhe kishin vjedhur një kamerë sigurie.
Bëhet e ditur se Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas një pune operative dhe hetimore, dje ka arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar:
• R. S., shtetas i Republikës së Kosovës,
• Gj. K., shtetas i Republikës së Kosovës dhe
• A. G., shtetas i Republikës së Kosovës
Të tre këta persona janë arrestuar mbi dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit me datën 16.08.2023 kishin qenë të përfshirë në dy rastet e vjedhjeve.
“Në posedim të tyre janë gjetur dhe sekuestruar mjetet e punës të cilat ishin vjedhur në rastet e raportuara”, thuhet nga Policia.
Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit dy nga të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Vjedhje e rëndë”, ndërsa mjete e punës i janë kthyer pronarit.



