KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Irani arreston nëntë aktiviste për të drejtat e grave
Botë

Irani arreston nëntë aktiviste për të drejtat e grave

Kosova News
Kosova News 22:29 -17/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar nëntë aktiviste të të drejtave të grave në disa qytete në provincën veriore të Gilanit.

Ky zhvillim vjen në kohën kur autoritetet po vazhdojnë shtypjen në prag të përvjetorit të parë të vdekjes së Mahsa Aminit, e cila vdiq sa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat për veshjen e hixhabit, apo shamisë së kokës.

Në mesin e të arrestuarave më 16 gusht janë: Mateen Yazdani, Forough Sami’nia, Yasmin Hashdari, Jelve Javaheri, Zahra Dadras, Negin Rezaei, Shiva ShahSiah, dhe Vahehdeh KhoshSirat, njoftuan aktivistët përmes rrjeteve sociale.

Arsyet e arrestimit të tyre apo vendndodhja e të arrestuarve ende nuk është bërë publike dhe zyrtarët ende nuk kanë komentuar për këtë çështje.

Duke folur për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, avokuesja e të drejtave të grave, Mansoureh Shojaee, tha se arrestimi i aktivisteve duket se është pjesë e një strategjie më të gjerë të udhëheqjes islamike për të menaxhuar përvjetorin e parë të vdekjes së Aminit më 16 shtator. Ajo theksoi se shumica e të arrestuarave, përfshirë Javaheri, Sami’nia dhe Yazdani, kanë qenë aktiviste për të drejtat e grave për më shumë se dy dekada.

Të paktën 500 persona janë vrarë që kur shpërthyen protestat pas vdekjes së Aminit, një grua iraniane-kurde, e cila u arrestua teksa po vizitonte Teheranit. Ajo u arrestua nën dyshimet se kishte shkelur kodet e veshjes islamike.

Protestat nisën si kundërpërgjigje ndaj zbatimit brutal të legjislacionit për veshjen e detyruar të shamisë së kokës, por shumë shpejt u shndërruan në protestat më të mëdha që nga revolucioni islamik në Iran më 1979.

Zyrtarët kanë fajësuar Perëndimin se ka nxitur protestat dhe janë zotuar se do të shtypin edhe më ashpër protestat.

Disa mijëra persona janë arrestuar, përfshirë edhe gazetarë, avokatë, aktivistë dh të tjerë .

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 17/08/2023 17/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?