Një i vdekur dhe 763 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për 24 orë janë marrë 2030 mostra, ndërkaq janë vaksinuar 289 persona.
Aktualisht janë 2184 raste aktive në Kosovë.
Pas rritjes së rasteve me COVID-19, përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim dhe shtim të kujdesit./KosovaNews/
