KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan
Botë

Blinken: Raportet me talibanët varen nga përmirësimi i jetës së grave në Afganistan

Kosova News
Kosova News 22:09 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përsëritur se nuk mund të ketë përmirësim të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan, nëse nuk avancohet trajtimi i grave.

Duke folur para gazetarëve më 15 gusht, në përvjetorin e dytë të kthimit të talibanëve në pushtet, Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë për t’i mbajtur talibanët përgjegjës për zotimet që i kanë dhënë, sidomos kur është fjala për të drejtat e vajzave dhe grave.

 “Ne kemi qenë shumë të qartë me talibanët – edhe dhjetëra shtete tjera në botë kanë qenë shumë të qarta – që rruga për marrëdhënie normale me talibanët, do të bllokohet nëse të drejtat e grave dhe vajzave nuk respektohen”, ka thënë Blinken.

Deri më tani Qeverinë e drejtuar nga talibanët në Afganistan nuk e ka njohur asnjë shtet në botë.

Shtetet e Bashkuara e kanë shmangur kontaktin direkt me talibanët, kryesisht për shkak të trajtimit të grave, të cilat e kanë pësuar goditjen më të rëndë pas kthimit të talibanëve në pushtet.

Vajzave u është ndaluar shkollimi pas klasës së gjashtë, ndërsa grave u është ndaluar puna në organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, si dhe u është kufizuar liria e lëvizjes.

Talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021, pasi presidenti amerikan, Joe Biden i ka tërhequr trupat amerikane nga ky shtet, duke e respektuar një marrëveshje të arritur në shkurt të vitit 2020 në mes të talibanëve dhe administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Blinken e ka mbështetur vendimin për tërheqje të trupave amerikane.

“Vendimi për t’u tërhequr nga Afganistani ka qenë jashtëzakonisht i dhimbshëm, mirëpo më i duhuri”, ka thënë Blinken.

“Ne i kemi dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës. Për herë të parë në 20 vjet, ne nuk kemi një gjeneratë të amerikanëve të rinj që shkojnë diku për të luftuar edhe për të vdekur”.

Një numër i organizatave ndërkombëtare për të drejta të njeriut i kanë përshkruar dy vjetët e udhëheqësisë së talibanëve si të turpshme dhe tejet shqetësuese.

Talibanët kanë thënë raportimet për trajtimin e grave në Afganitan janë propagandë e organizatave ndërkomvëtare.

Ata kanë thënë se i kanë forcuar të drejtat e grave, në linjë me parimet e Islamit. /REL

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?