KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rushiti: Viktimat e dhunës seksuale nuk i gëzojnë të gjitha benefitet
Lajme

Rushiti: Viktimat e dhunës seksuale nuk i gëzojnë të gjitha benefitet

Kosova News
Kosova News 11:30 -14/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Viktimat e dhunës seksuale nuk gëzojnë benefite siç ndodhë me kategoritë e tjera të dala nga lufta. Edhe ato të cilat janë përcaktuar me ligj, nuk po realizohen në mungesë të procedurave që e sigurojnë konfidencialitetin. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës konsideron se përveç pensionit prej 230 eurosh, gratë e burrat e dhunuar gjatë luftës e kanë pothuajse të pamundur të realizojnë të drejtat tjera.

Sipas drejtoreshës, Feride Rushiti, të mbijetuarit duhet të posedojnë një ID, ku do të identifikohen si viktima civile, procedura të cilat nuk kanë nisur të zbatohen. Veç tjerash, ajo flet edhe për shërbimet shëndetësore falas brenda shtetit, për të cilat thotë se nuk sigurohen me ligjin aktual.

Rushiti thotë se përkundër kategorive të tjera të dala nga lufta, viktimat e dhunës seksuale ballafaqohen me stigmë dhe paragjykim.

“Të mbijetuarat e dhunës seksuale deri më sot e gëzojnë vetëm pensionin personal, për faktin që e kanë të vështirë apo pothuajse të pamundur që të realizojnë të drejtat e tjera në nivel lokal, nivel të komunës që ato njihen me emër dhe mbiemër, ju njihen familjarët e tyre. Vetëm e vetëm për të mos shpalosur veten dhe të pësojë jo vetëm ajo, por edhe familja, ato nuk shkojnë për të përfituar të drejtat e tyre ashtu siç parashihen me ligj”, deklaron ajo.

Rushiti shton se prej vitit 2014 kanë mbështetur dy rregullore, të cilat e rregullojnë kartelizimin e të gjitha kategorive nga Ligji për Vlerat e Luftës.

“Në periudhën kur është ndërtuar skema e reparacionit apo ndihma e shtetit në raport me këtë grup të ndjeshëm shoqëror, është diskutuar shumë me të mbijetuarit e dhunës seksuale se si munden ato të përfitojnë të drejtat e tjera që ia siguron ligji. Qoftë për përparësi në punësim, qoftë përparësi në strehim social, qoftë për të drejtat e tjera si lirimi nga disa tatime në nivel të komunës dhe mënyra e vetme në atë kohë qysh është adresuar kjo çështje, është menduar që të mbijetuarat e dhunës seksuale me pas një ID ku ato dalin në fund si viktima civile. Pra, mos të shpaloset statusi i tyre si viktimë e dhunës seksuale, për faktin që ende në familje ekziston stigmatizimi edhe në mënyrën se si e trajtojnë këtë plagë të luftës”, shton ajo.

Në mungesë të kartelizimit, Rushiti shton se gratë e burrat nuk mund të shkojnë pranë institucioneve apo strukturave lokale që të përfitojnë. Kjo ndodhë për shkak të frikës se do të identifikohen se kush janë.

“Mund të them me bindje të plotë edhe prej përvojës edhe prej gjitha kërkesave që i kemi këtu në organizatë, që të mbijetuarat e dhunës seksuale në qoftë se nuk kartelizohen dhe nuk fillon ky proces që ne jemi duke avokuar, nuk munden asnjëherë të shkojnë pranë institucioneve apo strukturave lokale për të përfituar”, shprehet ajo.

Në anën tjetër, gratë e burrat e Kosovës të cilët janë dhunuar seksualisht gjatë luftës, ajo thekson se nuk gëzojnë shërbime shëndetësore falas brenda vendit.

“Shërbimet shëndetësore primare, sekondare dhe terciare nuk ju sigurohen me Ligjin aktual për Vlerat e Luftës. Është pak paradoksale të thuhet që ju sigurohet trajtimi jashtë shtetit, në rast se sëmundja si e tillë nuk mund të trajtohet brenda vendit por është e ndërlidhur me torturën apo dhunimin që ato e kanë përjetuar gjatë luftës. Nuk mundet një e mbijetuar e dhunës seksuale të pres të përfitojë jashtë shtetit, kur nuk i përfiton shërbimet shëndetësore brenda shtetit. Dhunimi si i tillë ka qenë shumë i vrazhdë, për shembull ka momente kur gratë që vuajnë prej shpinës sepse unazat i kanë të shkatërruara komplet për shkak të natyrës së dhunimit që është ushtruar në trupin e saj. Pastaj ka momente kur i ka lënduar në sy, ia kanë dëmtuar veshin, ia kanë dëmtuar dorën. Përveç pasojave mendore e psikologjike, ato bartin edhe pasoja fizike që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, shprehet për KosovaPress, ajo.

Drejtoresha e QKRMT-së thotë se janë duke punuar që të krijojnë një plan avokues për të drejtat e tjera që u takojnë viktimave të dhunës seksuale.

Përveç pensionit personal, me ligj janë të parapara edhe beneficionet të tjera si: Shërbime shëndetësore jashtë vendit, përparësi në punësim në ndërmarrjet e sektorit publik dhe privat, lirimi nga tatimi në pronë, përkujdesja për banim dhe përparësi për realizimin e të drejtës në strehim familjar.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kosova News 14/08/2023 14/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?