KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Problemet e vazhdueshme me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë
Lajme

Problemet e vazhdueshme me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 15:31 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Banorët në lagjen Mati thanë se kompania “Pastrimi” nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.

Gëzim Hajdini i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.

“Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t’i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, po iu vije aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve. Po, goxha problem është, po edhe aroma edhe qentë endacak, e po bëhen të gjitha të zezat. Me thënë pesë mijë banorë sigurt janë”, tha Hajdini

“Edhe kontejnerë ka pak, edhe nuk po i heqin me rregull, se me qenë që i heqin me rregull, prapë më mirë do të bëhej, por nuk po i heqin me rregull. Ankesë kemi bërë në komunë, kemi qenë, e kotë, i sjellim i sjellim, por nuk po i sjellin, inshallah i heqin”, shtoi ai.

Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.

“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin do, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet, s’kanë edhe faj se shumë po hedhin, a po hedhin këso të trasha nëpër tokë, shtretër, me javë qëndrojnë aty, nuk po munden me i heqë, i heqin deri diku, por siç duhet jo. E marrin bërllokun, prapë mbetet plotë toka”, thekson Berisha.

“Nuk jam me familje këtu, i kam shpërndarë familjen, veç vetëm jam, nuk po bëj bërllok shumë. Sidomos në vit e paguajmë të gjithë bërllokun. Duhet të ketë pajisje më të mëdha që të hiqen mbeturinat më të mëdha, edhe të vegjël, për ta hequr bërllokun, aty mbesin me muaj shtretërit që i hedhin, plotë pjesë çka i prishën, aty i lënë, pastaj ato po pengojnë, çfarë të bëjmë, ishallah bëhet mirë”, u shpreh për KSP, ai.

E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Unë banoj përballë marketit ‘Frutaria’, para marketit janë ata që i qesim mbeturinat (kontejnerët), edhe paradite deri diku plot, por pas dite janë mbushen plot, edhe përreth plot, e tek në dymbëdhjetë të natës vijnë me kamion i pastrojnë. Rregullisht vijnë në dymbëdhjetë të natës, çdo ditë. Por, është gabim se po mblidhen jashtë kontejnerëve po mblidhen mbeturina shumë”, potencon Abdurrahmani.

“Bakteret, si të kalosh të rroken bakteret, a e din çfarë gjërash ka aty në mbeturina. Një ka qenë e thyer, e kishin vendosur një të re, aty katër copa janë, katër kontejnerë. Jo, nuk përzihem, ata vetë duhet të dinë, duhet ta shqyrtojnë, ta studiojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Kosova News 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna
20:21 -10/07/2026
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?