KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktiviteti në Prishtinë “Vrapo për shëndetin”, simbolizim në luftën kundër kancerit të gjirit
Shëndetësi

Aktiviteti në Prishtinë “Vrapo për shëndetin”, simbolizim në luftën kundër kancerit të gjirit

KosovaNewss
KosovaNewss 13:19 -12/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi “Grmia 55”, bashkë me Komunën e Prishtinës, kanë organizuar aktivitet vrapimi me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe ndërgjegjësimit për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky aktivitet ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e kësaj sëmundje.

Ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi ndaj sëmundjes së kancerit ishte qëllimi që vrapimit iu bashkua edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Ideja është që kampanja të vazhdojë, kemi një numër të madh që na janë bashkuar prej sportistëve, futbollistë, volejbollistë po ashtu organizata joqeveritare, biçiklistë e motoçiklistë. Ju lutem që të gjithë të blejnë nga një bluzë. Ne kemi ofruar që për çdo person që blenë një, përveç që e ka hyrjen falas në pishinë, po ashtu ne si kryeqytet do ta blejmë edhe një shtesë që të mbledhim sa më shumë të holla për këtë organizatë e cila mbron jetët e njerëzve”, tha Rama.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku tha se ky aktivitet është organizuar pasi që sëmundja e kancerit të gjirit është sëmundja më e shpeshtë e grave, ku çdo e treta grua preket nga kjo sëmundje.

“Motoja e kësaj është “Vrapo për shëndetin”. Prandaj po i ftojmë të gjithë qytetarët që të vrapojnë për shëndetin duke pasur parasysh që kanceri i gjirit sot është kaceri më i shpeshtë te femrat. Ne Komuna e Prishtinës kemi blerë tre mamografë. Mamografia në Prishtinë është falas që nga muaji tetor i vitit të kaluar. Ne subvencionojmë çdo grua e cila ka kancer të gjirit deri në 250 euro, për gjëra elementare”, tha Sadiku.

Nga ”Grupi Gërmia 555” thanë se aktiviteti i së shtunës kishte për qëllim nismën aktiviteteve që do të mbahen në muajin tetor.

“Qëllimi ka qenë mos me mbështet “Race for thecure”, jo vetëm më 1 tetor por ne kemi dashur me e mbështet me një ditë të zakontë të “Gërmia 555″, një ditë vrapi. Kështu që jemi shumë të kënaqur. Uroj që më 1 tetor të mblidhen edhe më shumë për me e rritë ndërgjegjësimin për parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit”, tha Ardita Rapuca nga “Grupi Gërmia 555”.

Ky aktivitet vrapimi i paraprin, “Race for the cure Prishtina 2023” garë vrapuese për ngritjen e vetëdijes ndaj sëmundjes së kancerit, e cila do të mbahet më 1 tetor, në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

KosovaNewss 12/08/2023 12/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Sot nisin bisedimet për formimin e institucioneve: Kurti pritet të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun
08:28 -10/07/2026
Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?