KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK-ja realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka, Murtezaj: Vlera e gjobave mbi 200 mijë euro
Ekonomi

ATK-ja realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka, Murtezaj: Vlera e gjobave mbi 200 mijë euro

Kosova News
Kosova News 10:45 -12/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se kanë shtuar aktivitetet në monitorimin e kategorive të tatimpaguesve të cilët kanë aktivitet të shtuar gjatë sezonit të verës, siç janë këngëtarët, diskotekat e restorantet.

Qëllimi i këtij inspektimi, sipas Murtezajt, është që ata deri në fund të afatit të deklarimit t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj shtetit, në të kundërt merren masa të tjera.

“Para së gjithash qasja jonë është sektoriale dhe njëri nga sektorët e identifikuar si sektor më problematik nëse mund t’i themi në përmbushje tatimore është pikërisht sektori i gastronomisë ku dihet që ende vazhdojnë të kenë më së shumti prezencën e kuponëve fiskalë nga ana e kafiterive, restoranteve, e të tilla. Por në të njëjtën kohë kjo pjesa e gastronomisë, dhe e akomodimit nënkupton përfshirjen e grupeve të tjera të tatimpaguesve siç janë këngëtarët, diskotekat e të tjera”, ka thënë Murtezaj.

“Tashmë siç e kemi parë në publikimet tona në ditët e fundit kemi shtuar aktivitet të rritur në këtë grup të tatimpaguesve për shkak të sezonës verore. E dimë që në këtë sezon rritet edhe aktiviteti i këtyre tatimpaguesve ose bizneseve, dhe qasja jonë është që të bëhet identifikimi apo gjetjeve ose krijimit të informatave për këtë kategori të tatimpaguesve, gjithnjë me qëllim që atyre fillimisht t’ju bëjmë thirrje që të vetëdeklarojnë dhe të paguajnë detyrimet tatimore, pastaj në rast se pas përfundimit të afatit të deklarimit nuk i përmbushin detyrimet tatimore gjithsesi ekziston edhe vegla sekondare ose vegla e dytë që neve ligji na obligon që të ndërmarrim, pra kontrolli”.

Për më tepër, Murtezaj tha se vetëm nga inspektimet e fundit të kryera nga inspektorët e ATK-së, që sipas tij janë diku mbi 70 të tilla, kanë hasur në afro 300 punëtorë të padeklaruar, në 100 mijë kuponë të moslëshuar aspak në rend të parë, e vlera e ndëshkimeve nga këto inspektime shkon në 200 mijë euro.

“Vetëm nga këto inspektimet e fundit që ishin mbi 70 kemi diku afër 300 punëtorë të padeklaruar apo të paformalizuar, pastaj janë 100 000 kuponë jo fiskalë ose mos lëshimi fare i asnjë dokumenti që i ofron si dëshmi për pagesë dhe të gjitha këto kanë bërë që zyrtarët tonë, inspektorët tonë t’i ndërmarrin veprimet juridike në shqyrtim me masa ndëshkuese. Ndoshta nuk është shumë evidente në ndëshkimet se në çfarë vlerash. Nga të gjitha këto vizita që janë realizuar deri më tani, mbi 70 vizita, e vlera e ndëshkimeve është diku mbi 200 000 euro, por që aspak nuk është objektiv apo fokus i yni që të vrapojmë pas gjobave”, tha ndër të tjera zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së.

Megjithatë, zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së tha se nuk pretendojnë e as nuk e kanë si synim që përmes kontrollit apo ndëshkimeve ta përmbushin buxhetin ose objektivat e tyre.

E këtë Murtezaj e mbështeti edhe me statistika, ku tha se mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa vetëm pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ky institucion.

Murtezaj shtoi se ka raste ku gjenden një numër i printerave jofiskalë të gjetur e edhe i punëtorëve të padeklaruar nga ana e kategorisë së diskotekave, restoranteve e bizneseve të tjera që periudhën sezonale e kanë më të ngarkuar, raporton EO.

“Asnjëherë nuk është qasja jonë që ne përmes kontrollit dhe ndëshkimeve të pretendojmë të përmbushim buxhetin ose objektivat tona. Synim i vazhdueshëm i yni është që përmbushja vullnetare të jetë ai i cili realizon edhe objektiven e të hyrës tatimore, por në raste të caktuara jemi të obliguar ndaj personave apo bizneseve të cilat nuk i binden kërkesave ligjore t’i ndërmarrim veprimet tona juridike. Mund të themi lirisht se jemi në një trend të mirë sepse mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ATK-ja. Varësisht nga sezoni edhe planet e veprimeve tona janë të shtrira në horizontin kohor”.

“Pra, varësisht nga koha apo periudha se cilat aktivitete apo veprimtari kanë aktivitete të shtuara, ne i shtrijmë edhe aktivitetet e tona operative në terren. Në këtë rast gjatë kësaj sezone, thashë edhe më parë dihet se diskotekat kanë aktivitet të shtuar, restorantet, dhe të tjera. Dhe në këtë rast jemi duke bërë inspektime. Gjetjet tona po tregojnë se ka një mospërmbushje, një mosrespektim të zbatimit të ligjit nga ana e kësaj kategorie të tatimpagueseve dhe në këtë rast zyrtarët janë të obliguar që përveç të tjerave t’i ndërmarrin edhe masat ndëshkuese. Një fenomen që është evident gjatë këtyre inspektimeve, ka raste kur printerë jofiskalë, ka raste ku gjenden punëtorë të padeklaruar”, ka shtuar Murtezaj. 

Gjithashtu lexoni:

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Kosova News 12/08/2023 12/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës
13:54 -16/06/2026
Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë
13:52 -16/06/2026
IPK suspendon tre zyrtarë policorë në Prizren
13:50 -16/06/2026
BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00
13:27 -16/06/2026
Jashari pret në takim mirëseardhës Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar
13:24 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?