KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Yjet e futbollit që përfunduan në Arabinë Saudite
Sport

Yjet e futbollit që përfunduan në Arabinë Saudite

Kosova News
Kosova News 18:30 -10/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I pari dhe pararendësi ishte Cristiano Ronaldo, ndërsa më pas rruga u hap edhe për të tjerët.

Ylli portugez ishte i pari që nisi ta rriste potencialin e futbollit saudit, i cili në muajt e fundit e ka “pushtuar” tregun e futbollit evropian.

Yjet të shumtë të Kontinentit të Vjetër e përqafuan Saudi Pro League pas ofertave stratosferike që i morën, e të cilat ishin të parezistueshme për ta, shkruan “Gazeta Express”.

Në Arabinë Saudite përfunduan lojtarë kampionë dhe lojtarë me vlerë mbi mesatare.

Vlen të përmenden emra si Benzema, Koulibaly, Henderson, Kanté e Kessié për t’u bindur që liga arabe do të jetë mjaft e fortë në edicionin e ri.

Në Arabinë Saudite nuk përfunduan vetëm lojtarë të “moshës së shtyrë”, por edhe profesionistë në kulm të karrierës.

Për të bërë transferime të mëdha u përkujdes Al-Ahli, i cili së fundmi e transferoi tashmë ish-futbollistin e Barcelonës, me të shkuar në Atalanta e Milan, Franck Kessie.

Ai iu bashkua lojtarëve si Edouard Mendy, Roberto Firmino, Riyad Mahrez e Allan Saint-Maximin, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit Matthias Jaissle, shkruan “Gazeta Express”.

Mjaft aktiv ishte edhe Al-Hilal, i cili drejtohet nga trajneri ekspert Jorge Jesus, që e do edhe Joao Felixin e Atletico Madridit, i cili megjithatë e ëndërron Barcelonën.

Në klubin saudit kanë përfunduar lojtarë të kalibrit të lartë si Kalidou Koulibaly, Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves e Malcom (transferimi më i kushtueshëm absolut).

Ndërkaq, në Al Nassr, për t’i bërë karshillëk në fushën e blertë Ronaldos kanë shkuar Alex Telles, Seko Fofana, Marcelo Brozovic e mbi të gjitha Sadio Mané, një yll i futbollit evropian, që u nda me Bayernin vetëm pas një viti.

Jo vetëm skuadrat e mëdha dhe historike saudite bënë goditje të mëdha, shkruan “Gazeta Express”.

Aktive ishin edhe “të voglat”: Al Ettifaq ia besoi bankinën Steven Gerrardit, të cilit iu bashkuan lojtarët e njohur si Jordan Henderson, Moussa Dembélé e Jack Hendry.

Në fund, por jo nga rëndësia, gjendet Al Ittihad: trajnerit Nuno Espirito Santo iu bashkuan Karim Benzema, N’Golo Kanté, Fabinho e Jota. /Gazeta Express/

Transferimet më të mëdha në Arabinë Saudite gjatë kësaj vere:

Edouard Mendy: 18.5 milionë euro (Chelsea/Al-Ahli)

Roberto Firmino: lojtar i lirë (Al-Ahli)

Karim Benzema: lojtar i lirë (Al Ittihad)

N’Golo Kante: lojtar i lirë (Al Ittihad)

Jota: 29.10 milionë euro (Celtic/Al Ittihad)

Marcelo Brozovic: 18 milionë euro (Inter/Al-Nassr)

Kalidou Koulibaly: 23 milionë euro (Chelsea/Al-Hilal)

Ruben Neves: 55 milionë euro (Wolverhampton/Al-Hilal)

Riyad Mahrez: 35 milionë euro (Manchester City/Al-Ahli)

Allan Saint-Maximin: 27,20 milionë euro (Newcastle/Al-Ahli)

Fabinho: 46,70 milionë euro (Liverpool/Al Ittihad)

Alex Telles: 7 milionë euro (Manchester United/Al-Nassr)

Seko Fofana: 25 milionë euro (Lens/Al-Nassr)

Sadio Mané: 30 milionë euro (Bayern Munich/Al-Nassr)

Sergej Milinkovic-Savic: 40 milionë euro (Lazio/Al-Hilal)

Malcom: 60 milionë euro (Zenit/Al-Hilal)

Moussa Dembélé: lojtar i lirë (Lyon/Al-Ettifaq)

Jack Hendry: 6,90 milionë euro (Club Bruges/Al-Ettifaq)

Jordan Henderson: 14 milionë euro (Liverpool/Al-Ettifaq)

Franck Kessié: 12,5 milionë euro (Barcelona/Al-Ahli)

Gjithashtu lexoni:

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Kosova News 10/08/2023 10/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?