Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë e ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë për mungesë të efikasitetit.
Ai ka thënë se raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore po e konstatojnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë e të përshkruhet me fenomenin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore.
Në lidhje me dy vrasjet e fundit në Prishtinë e Klinë ku të dyshuarit e përfshirë kishin të kaluar kriminale, Kurti tha se ka shumë persona me precedent të shumë penalë që duke lëvizur lirshëm rrezikojnë jetën e qytetarëve
“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur penalisht rrezikojnë jetën e qytetarëve. Edhe raportet e ndryshme kredibile ndërkombëtare dhe vendore kosntatopjnë se drejtësia vazhdon të jetë joefikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenonemin e rasteve të ndryshme në rigjykim dhe vendimeve jo të duhura ndëshkimore”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, duhet të ngritët në këmbë një shoqëri dhe të bëjë gjyqin publik që gjykatat të marrin vendime meritore.
“Nuk mungojnë rastet ekstreme të njohura për publikun ku nga burgimi i përjetshëm të shqiptuar në shkallë të parë ku instanca e fundit kishte liruar plotësisht nga akuza të pandehurin.
Në shumë raste kur ndodh një krim duhet të ngritët shoqëria që të kemi vendim meritor ndaj gjykatave. Në rastin e fundit kemi shembull konkret u dashtë një shoqëri e popull i tërë ta dënojë publikisht rastin ndaj Marigona Osmanit. Niveli i besimit të qytetarëve në nivelin e drejtësisë vazhdon të jetë më i ulëti në krahasim me institucionet e tjera”.
Gjithë kjo, siç tha Kurti kërkon që të sistemin e drejtësisë duhet të bëhen reformëa të thella që shteti të vazhdojë tutje rrugën e zhvillimit.
“Ne jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që t’i hap rrugë jetësimit të kësaj reforme, sepse reforma është domosdoshmëri e vettingu është zgjidhja. Koha po kalon, e koha që kalon është kohë e humbur”, ka thënë ai.


