Më datën 13 gusht në Prishtinë organizohet marsh në mbështetje të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga organizatorët e mbajtjes të marshit, Albert Shabani, nga komuna e Skenderajt, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se Policia e Kosovës u ka dhënë leje edhe zyrtarisht për mbajtjen e marshit në mbështetje të Qeverisë. Shabani ka thënë se marshi është planifikuar të mbahet më 13 gusht në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, i cili ka për qëllim të mbështesë Qeverinë e Kosovës dhe nuk ka motive përçarëse apo urrejtëse.
“Tashmë Zyrtare! Faleminderit Policisë se Kosovës, te cilët më dhanë leje per mbajtjen e Marshit ne mbështetje te Qeverisë, i cili do te mbahët ne Prishtinë me 13 Gusht prej orës 14:00.
Policia e Kosovës do mbajë rëndin dhe ruajtjen e sigurisë ne qdo moment gjat Marshit!”, ka shkruar Shabani, duke ia bashkëngjitur lejen postimit të tij.


