KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Filologjikut suspendon për 6 muaj dy studente, “seksere” të profesorit Bejta
Arsim

Këshilli i Filologjikut suspendon për 6 muaj dy studente, “seksere” të profesorit Bejta

KosovaNewss
KosovaNewss 19:32 -08/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy studente janë suspenduar për 6 muaj nga Fakulteti Filologjik për shkelje të rënda disiplinore. Ato krijuan një grup në Viber, ku u mundësuan studentëve t’i përmirësojnë notat te profesori i suspenduar Bekim Bejta. Sipas vendimit, studentet e pranuan fajin

Këshilli i Fakultetit Filologjik ka suspenduar dy studente për 6 muaj, me arsyetimin se kryen shkelje të rënda disiplinore.

Studentet e suspenduara kanë krijuar një grup në rrjetin social Viber, ku u ofruan kolegëve të tyre studentë mundësinë që t’i përmirësojnë notat në lëndët që ligjëron profesori Bekim Bejta, falë afërsisë me të.

Në vendim thuhet se studentet e kanë pranuar fajin.

“Studentëve t’u shqiptohet masë disiplinore, e cila parashihet në nenin 13, respektivisht paragrafi 1. Pika d. Ndalim i përkohshëm nga fakulteti për 6 muaj, gjatë kohëzgjatjes së masës disiplinore studentëve L.V. dhe E.B. u ndalohet qasja në objektin e Fakultetit të Filologjisë ku i ndjekin studimet, si dhe qasja në platformat zyrtare elektronike”, thuhet në vendimin e Këshillit të Fakultetit Filologjik.
Vendimi për studentet është futur në fuqi më 25 korrik dhe do të zgjasë deri më 25 janar.

Në mesazhet e publikuara në KTV, muaj më parë, njëra nga studentet i njoftoi kolegët se arsyeja e ftesës në grupin në Viber, është mundësia e përmirësimit të notave te profesori Bejta.

Ato pretendonin për ndikim të madh te profesori.

“Pra, ju e dini për ndikimin që kemi ne, unë dhe Eda në secilën lëndë të profesorit dhe gjithashtu duke përfshirë raportin me të. Pra të gjithë ju do të kaloni… edhe pse ai ishte shumë i inatosur me disa nga ju, ne ia kemi dalë që të flasim me të dhe ne kemi vendosur që t’ju kalojmë”, thuhet ndër të tjera në muhabetin që është bërë në këtë grup të Viberit.

Një muaj më parë, profesori Bejta njoftoi Senatin e Universitetit të Prishtinës për dorëheqjen. Ai ishte i suspenduar për 6 muaj.

Në fund të marsit është raportuar për një sërë denoncimesh të studentëve ndaj Bejtës lidhur me kërcënime, shantazhe e dhunë psikologjike. Pas publikimeve, pati edhe protesta të studentëve.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

KosovaNewss 08/08/2023 08/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?