Një delegacion nga Kongresi Amerikan pritet të nisë sot një vizitë në Kosovë.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta pres në takim pasdite delegacionin që kryesohet nga Senatori Jack Reed
Pas takimit sipas njoftimit të Presidencës, do të ketë komunikatë për medie.
“Në orën 15:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të kongresit të kryesuar nga Senatori Jack Reed. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në Presidencë në orën 15:30”, thuhet në njoftimin e Presidencës.


