KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ORCA me aksion para Ministrisë së Arsimit, kritika për konkurset në Agjencitë e Pavarura
Arsim

ORCA me aksion para Ministrisë së Arsimit, kritika për konkurset në Agjencitë e Pavarura

KosovaNewss
KosovaNewss 11:05 -04/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) përmes një aksioni protestues para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kanë denoncuar “tentimin për kapjen e agjencive të pavarura shtetërore nga eksponentët e pushtetit”.

Ata para MAShTI-it kanë vendosur pankarta me mbishkrimin “Tentim Kapja e Arsimit të Lartë”. Dibran Hoxha, koordinator i aktiviteteve në ORCA, tha se kanë gjetur parregullsi në konkursin për përzgjedhje të anëtarëve të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditimi.

Kjo bëri që konkursi të anulohet, por që kjo sipas tij, ndikoi rënien e interesimit të kandidatëve për të aplikuar në konkurs, kështu nga 26 kandidatë që kishin aplikuar numri ra në vetëm 17 total për 4 fushat që kërkoheshin me konkurs.

Për këtë pozitë ai pohoi se kishte aplikuar ish-kandidati i VV-së për deputetë, Driton Vela, por që nuk e morri këtë pozitë për shkak se komisioni zbuloi se ai kishte tentuar ta mashtronte duke deklaruar në CV-në e tij dhe në formularin e aplikimit se në vitin 2021 kishte qenë bartës i programit të doktoratës Mjekësi Paraklinike në Universitetin e Prishtinës.

Ai pohon se edhe përkundër gjetjeve të tyre shumë profesorë plagjiatorë e shkelës të ligjit po vazhdojnë punën në UP, duke e degradauar arsimit e lartë.

“Më 24 maj të këtij viti patëm denoncuar parregullsitë e konkursit për përzgjedhje të anëtarëve të bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditimi. Siç mund të jeni të informuar, konkursi kishte një sërë lëshimesh duke filluar nga shpërputhja mes vendimit dhe UA e deri te mungesa e qëndrueshme e një sistemi të vlerësimit për kandidatët që kishin aplikuar. Si rrjedhojë e këtyre lëshimeve, që më vonë u paraqitën si teknike, Ministrja Arbërie Nagavci më 7 qershor 2023 në mbledhjen e Qeverisë e anuloi konkursin për ta rishpallur atë 12 ditë më vonë. Si në rastin e parë edhe në të dytin, unë kam qenë monitorues i punës së komisionit i deleguar nga Koalicioni për arsimin e lartë – KITU”.

“Në herën e dytë konkursi nuk kishte shpërputhje me UA, por rishpallja e tij reflektoi në rënien e interesimit të kandidatëve për të aplikuar në konkurs, kështu nga 26 kandidatë që kishin aplikuar numri ra në vetëm 17 total për 4 fushat që kërkoheshin me konkurs.  Gjithsesi, në mesin e kandidatëve për këtë pozitë kaq të rëndësishme në sferën e arsimit të lartë, na bëri përshtypje aplikimi i eksponentit të pushtetit, ish kandidatit të VV-së për deputetë, Driton Velës. Për fat të keq të tij e të mirë të Kosovës, tentativa e Driton Velës për ta kapur këtë pozitë dështoi, meqë përgjatë shqyrtimit të aplikimeve komisioni zbuloi një fakt shokues. Driton Vela kishte tentuar ta mashtronte komisioni duke deklaruar në CV-në e tij dhe në formularin e aplikimit se në vitin 2021 kishte qenë bartës i programit të doktoratës Mjekësi Paraklinike në Universitetin e Prishtinës, kjo e dhënë po të mos zbulohej nga komisioni vlerësues, do bënte që ai me automatizëm të rangohej më lartë në listën e të rekomanduarve për anëtarë të KSHC-së”.

“Por, pas verifikimit të këtyre pretendimeve, komisioni e zbuloi mashtrimin e Velës dhe me insistimin e fortë të anëtares ndërkombëtare të komisionit Efka Eder, Driton Vela u diskualifikua nga konkursi. Marrë parasysh këtë rrethanë, gjithashtu duke e ditur afërsinë e këtij personi me pushtetin, angazhimet e tij aktuale në Ministri të Shëndetësisë¹ si dhe duke pasë parasysh tentativat e tij në të kaluarën që të kontrabandojë ndryshimin e rregulloreve në Fakultet të Mjekësisë për t’i bërë vend vetes si profesor, u detyruam të bëjmë një hulumtim më të detajuar për punët e tij shkencore dhe pretendimeve për të arriturat e tij në të kaluarën. Nga hulumtimi rezulton se mashtrimi është rregull për Dritonin dhe jo përjashtim, ngase: 1. Driton Vela mashtron kur thotë se ka qenë bartës i programit Mjekësi paraklinike në UP, ai i referohet një dokumenti të brendshëm që quhet RVV (Raport i Vetëvlerësimit) që fakultetet e paraqesin për akreditim pranë KSHC-së, ndërsa KSHC ka marr vendim që programi të akreditohet pa Driton Velën si bartës, sipas vendimit bartësit e programit janë: Shaip Krasniqi, Hasime Qorraj-Bytyqi, Valdetet Topciu-Shufta, Gazmend Kaccaniku dhe Livdana Spahiu. 2. Driton Vela nga 13 artikuj të listuar në CV-në e tij, 10 janë revieë articles, 1 është meta-analizë, dhe vetëm dy janë artikuj shkencor origjinal.-Revieë articles dhe meta-analiza janë literaturë sekondare; ato nuk prezantojnë të dhëna të reja nga puna hulumtuese eksperimentale e autorit, por ofrojnë analizë ose interpretim të hulumtimit parësor të kryer nga autorë të tjerë”, raporton EO.

“3. Driton Vela është autorë i dy punimeve në revista të botuara nga Frontiers, botues i listuar si idyshimtë në Listën e Beall. 4.”Shkencëtari” Vela nuk ka ndonjë publikim në vitin 2022 dhe 2023 (burimi: Google Scholar dhe Scopus Author Search). 5.Driton Vela mashtron në ResearchGate, ku pretendon që ka një laborator “Driton Vela’s lab”. Në këtë laborator listohet një punim i botuar në Faseb Journal, ku ai nuk është fare autor. 6.”Shkencëtari” Vela ka marrë pjesë në konferenca të Kosovës,Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe vetëm një në Turqi. Nëse arritjet e tij qenkan aq të njohura pse nuk ka arritur të depërtojë përtej këtij qarku të ngusht të vendeve të përmendura. 7. Driton Vela mashtron sepse pretendon që përmes teksti të tij mësimor “Fiziologjia e sistemit kardiovaskular” mbulon tërë fushën në fjalë, ndërkaq teksti mbulon vetëm njërën nga fushat e fiziologjisë. Dhe për më tepër libri është i botuar nga Educational Center Kosovo, që boton kryesisht libra për mësim të gjuhëve të huaja. 8. Driton Vela mashtron kur në njërën nga paraqitjet publike thotë se doktoratën e ka përfunduar në Shkup. Kjo është e pavërtetë. Ka dhjetëra postime të qasshme për publikun nga Universiteti i Prishtinës të cilat konfirmojnë përfundimin e doktoratës së Velës në UP”.

“Muajin e kaluar në po të njëjtin vend denoncuam moskthimin e trurit aq shumë të pretenduar nga kjo qeveri dhe kapjen e universitetit përmes tentakulave të ti. Sot po e denoncojmë një tentim kapje tjetër të arsimit të lartë nga eksponentët e pushtetit, duhet edhe njëherë ta përsërisim përgjatë kësaj qeverie: Selim Bezeraj plagjiator në Këshill Drejtues bashkë me infamozin Rifat Krasniqi, kundërshtar i papepur i të gjitha reformave në UP, i cili tash është edhe anëtar i Vetëvendosje; Bujar Dugolli e Ardian Kastrati plagjiatorë me vërtetim nga Senati, që vazhdojnë me i mbajtë titujt akademikë e me vazhduar punën në Universitet, madje edhe me shti persona tjerë infamozë si profesora e asistenta. Qeveri që favorizon kolegjet private duke ulë kriteret për akreditim duke lejuar akreditim të programeve me persona pa kualifikime superiore akademike dhe së fundmi një ish-kandidat për deputetë nga radhët e VV-së që ja mësyjnë bordit të një agjencie të pavarur. Dritonat, Bujarat, Ardianat e Selimat janë tashmë fenomen në vendin tonë, por lufta kundër tyre do bëhet gjithmonë e më e fortë. Dritonat, Bujarat, Ardianat e Selimat merrni me dyshime që herën e parë, sepse ne jemi për transparencë ata nuk janë, ne jemi kundër plagjiaturës ata nuk janë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

KosovaNewss 04/08/2023 04/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?