Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, një pjesë e parkingut në rrugën “Dritan Hoxha”, më saktësisht afër Pallatit të Rinisë, do të mbyllet përkohësisht.
Sipas njoftimit, parkingu do të jetë i mbyllur deri më 13 gusht.
Komuna ka apeluar te qytetarët që të gjejnë vende tjera për parkim pasi që aty do të operohet me hapësirë të kufizuar.
“Udhëzohen qytetarët që në rast mungese të vendparkingjeve të kërkojnë hapësira në parkingjet alternative”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Komunës.


