Sindikata e punëtorëve të Aviacionit Civil të Kosovës (SPAAC) ka reaguar ndaj drejtorit të Aviacionit, Bujar Ejupit, duke thënë se raportet ndërkombëtare tregojnë se ai ka bërë shkelje e dështime në punën e tij.
Sipas Sindikatës, Ejupi po keqpërdorë institucionin, ‘për të arsyetuar gjithë këtë dështim’.
“Ne besojmë shumë që gjykimet e institucioneve bazohen në dëshmi e raporte e jo në postime që kanë për qëllim lojën e ‘heroit viktimë’. Secila prej pikave që keni cekë është manipulim dhe mashtrim të cilat do t’i demantojmë një për një në ditët në vijim siç ju kemi demantuar edhe në të kaluarën. Sikur të ishit marrë me siguri të aviacionit dhe jo me obsesionin për përndjekje profesionistësh e kerozinë, sigurisht se do të kishit Raporte të miratuara pune dhe jo dhjetëra gjetje nga institucione kombëtare e ndërkombëtare pa asnjë reagim përmirësimi nga ju si kreu i institucionit”, thuhet në reagimin e SPAAC-it.
Sindikata i ka kërkuar Ejupit që të mos e keqpërdorë faqen zyrtare të Aviacionit Civil për interesa të tija personale.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ejupi është shprehur të mërkurën se është shënjestër e sulmeve nga grupe të caktuara pasi ka evidentuar shkelje e keqpërdorime brenda Autoritetit të Aviacionit Civil.
raportet zyrtare, të vendit dhe ndërkombëtare flasin për shkeljet dhe dështimet e juaja.


