KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ATK në shënjestër milionerët e Kosovës – do të trajtojë personat e pasur përmes projektit specifik
Ekonomi

ATK në shënjestër milionerët e Kosovës – do të trajtojë personat e pasur përmes projektit specifik

Kosova News
Kosova News 15:11 -27/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga sot e ka lancuar projektin më të ri për përmbushje tatimore, të quajtur “Personat e pasur”.

Siç thuhet në një njoftim, ky projekt ka për qëllim identifikimin e personave të pasur, duke përdorur bazë të të dhënave në formë sistemi/platforme e cila mundëson ndërlidhjen me institucione qeveritare, jo-qeveritare, financiare me qëllim të trajtimit tatimor të kësaj kategorie.

Në këtë formë thuhet se synohet rritja e numrit të deklarimeve dhe pagesës së tatimit nga kjo kategori e tatimpaguesve, si dhe zvogëlimi i hendekut tatimor si rezultat i mos deklarimit të të ardhurave nga personat me të ardhura të larta.

“Ky projekt ka qëllim të qartë dhe të rëndësishëm: të siguroj që personat e pasur kontribuojnë në mënyrë adekuate dhe të drejtë për financat e shtetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar sot nga ATK.

Fushëveprimi i këtij projekti do të jetë i shtrirë në kategorinë e personave si në vijim:

• Kategoria I – Personi, pasuria e të cilit është mbi 1 milionë euro deri në 5 milionë euro;

• Kategoria II – Personi, pasuria e të cilit është mbi 5 milionë euro deri në 10 milionë euro;

• Kategoria III – Personi, pasuria e të cilit është mbi 10 milionë euro deri në 20 milionë euro; dhe

• Kategoria IV – Personi, pasuria e të cilit është mbi 20 milionë euro.

Përmes këtij projekti synohet që të reduktohet evazioni tatimor dhe të përmirësohet efikasiteti i sistemit të tatimeve për personat e pasur. Ky projekt do të sjellë transparencë, drejtësi dhe njëkohësisht do të krijojë një bazë më të qëndrueshme të burimeve për të investuar në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

“Ky projekt do të siguroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të trajtohen barabartë para  ligjit dhe të ndiejnë një angazhim të përbashkët për të kontribuar në mirëqenien e vendit”, thuhet nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Nis plani për identifikimin e milionerëve në Kosovë – ATK thirrje që të paguhen saktë detyrimet tatimore   

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Kosova News 27/07/2023 27/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?