KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ende s’ka datë për takimin Kurti-Vuçiq, i njëjti mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut
Politikë

Ende s’ka datë për takimin Kurti-Vuçiq, i njëjti mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut

Kosova News
Kosova News 11:06 -11/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përkundër paralajmërimeve për një takim në muajin korrik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ende s’ka një datë zyrtare. Mirëpo, takimi i tretë i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, mund të ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut.

Nga Qeveria e Kosovës thonë se janë në pritje të ftesës për takim, por kjo varet nga ndërmjetësuesit e dialogut, ndërsa nga Bashkimi Evropian nuk tregojnë ndonjë datë për takim, por shtojnë se të njëjtën do të deklarojnë kur do të jetë e nevojshme.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafa Kelmendi, thotë se për takimin Kurti-Vuçiq është folur nëpër takime të ndryshme, mirëpo ende s’ka diçka konkrete.

Ajo bën të ditur se para takimit të nivelit të lartë do të ketë takim të kryenegociatorëve.

“Është folur nëpër takime të ndryshme mundësia për takim të kryenegociatorëve dhe pastaj edhe të krerëve shtetërorë, Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë. Mirëpo ende nuk ka ftesa zyrtare. Nëse do të ngjajnë këto takime, ato do të jenë në gjysmën e dytë të korrikut. Kjo varet nga ndërmjetësuesit në Bruksel, z.Borrell dhe z.Lajçak”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, tha se për datën dhe agjendën e takimit do të njoftojnë kur do të jetë e nevojshme.

“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut nëse dhe kur është e nevojshme”, tha shkurt ai.

Takim Kurti-Vuçiq gjatë muajit korrik, pret edhe njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci.

Ai thotë se përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, s’ka arsye të forta për t’u ndalur dialogu.

“Nuk ka arsye të forta për t’u ndaluar procesi i dialogut të Brukselit. Edhe të kaluarën kemi pasur shumë vendime të njëanshme të institucioneve të Kosovës, por asnjëherë ato nuk e kanë rrezikuar në masë të madhe zhvillimin e dialogut. Palët tashmë duhet të koncentrohen në arritjen e marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e fuqishme që po i japin ShBA-të. Andaj, energjinë mbështetëse ndërkombëtare duhet të fokusohen në drejtim që dy palët të ulen përfundimisht në tryezën e bisedimeve në nivelin më të lartë të mundshëm, pasi nuk duhet të humbet kohë më në çështje teknike dhe t’i jepet fund procesit të dialogut që ka filluar prej vitit 2011 e këndej”, thotë ai.

Optimist për takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, u shpreh edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, javën e kaluar në formumin e Dubrovnikut në Kroaci. Madje, paralajmëroi se janë disa marrëveshje ndërmjet dy vendeve gati për t’u nënshkruar.

Pas arritjes së marrëveshjes për energjinë më veri, u paralajmërua se shumë shpejt mund të ndodhë takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi. Mirëpo, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe largim të targave ilegale serbe në vend, presidenti serb, Vuçiq, mohoi një takim të tillë.

Kurti dhe Vuçiq në kuadër të dialogut të Brukselit janë takuar vetëm dy herë, ndërsa takimin e tretë joformal e kanë pasur muaj më parë në Berlin.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 11/07/2022 11/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?