KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inteligjenca artificiale po përdoret për hakim dhe dezinformata
Teknologji

Inteligjenca artificiale po përdoret për hakim dhe dezinformata

Kosova News
Kosova News 23:22 -22/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Hakerët dhe propagandistët po e përdorin inteligjencën artificiale për të krijuar malware, për të hartuar email-e bindëse phishing dhe për të shpërndarë dezinformata në internet, ka deklaruar për Reuters zyrtari më i lartë kanadez për siguri kibernetike, një provë e hershme kjo që tregon se revolucioni teknologjik që ka përfshirë Silicon Valley-n, është marrë në shfrytëzim edhe nga kriminelët kibernetikë.

Në një intervistë të bërë gjatë kësaj jave, Sami Khoury, kreu i Qendrës Kanadeze për Siguri Kibernetike, tha se agjencia e tij ka parë se inteligjenca artificiale po përdoret “në email-e phishing, ose në hartimin e email-eve në një mënyrë më të fokusuar, në kode malware e gjithashtu në keqinformim dhe dezinformim”.

Khoury nuk dha detaje ose prova, por pohimi i tij se kriminelët kibernetikë veçse ishin duke përdorur inteligjencën artificiale, shton një urgjencë mbi shqetësimet e mëdha mbi përdorimin e teknologjisë në rritje nga keqbërësit.

Në muajt e fundit, disa monitorues të sigurisë kibernetike kanë publikuar raportime paralajmëruese mbi rreziqet hipotetike të inteligjencës artificiale – veçanërisht programet e përpunimit të gjuhës me avancim të shpejtë të njohur si modele të mëdha gjuhësore (LLM), të cilat bazohen në vëllime të mëdha të tekstit për të hartuar dialogë dhe dokumente që tingëllojnë shumë bindëse.

Në mars, organizata evropiane e policisë, Europol, publikoi një raport ku thuhej se modele sikurse ChatGPT-ja e OpenAI e kishte bërë të mundshëm “imitimin e një organizate apo individi në një mënyrë shumë reale me vetëm një zotërim bazë të gjuhës angleze”.

Në po të njëjtin muaj, Qendra Kombëtare e Britanisë për Siguri Kibernetike, nëpërmjet një blog-u tha se ekzistonte një rrezik që kriminelët “mund të përdorin LLM-të për të ndihmuar me sulme kibernetike përtej kapaciteteve të tyre aktuale”.

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

Kosova News 22/07/2023 22/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?