KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzat e Berishës pas arrestimit, reagojnë nga MD: Për shpifjet dhe akuzat do të ketë një proces tjetër gjyqësor
Politikë

Akuzat e Berishës pas arrestimit, reagojnë nga MD: Për shpifjet dhe akuzat do të ketë një proces tjetër gjyqësor

Kosova News
Kosova News 13:56 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Besnik Berisha është deklaruar të mërkurën lidhur me arrestimin e tij që u bë ditë më parë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave” dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”.

Në konferencën për media, Berisha ka thënë se arrestimi i tij ishte skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, është bërë për inate personale dhe për shkak të kritikave që i ka bërë publikisht ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Oferta që t’i bashkohet PDK-së, Besnik Berisha: Sami Lushtaku është figurë e nderuar, i respektuar për mua
Avokati Berisha thotë se u arrestua pasi ka zbuluar një skandal

E pas këtyre deklaratave kanë reaguar nga Ministria e Drejtësisë.

Genc Nimoni, shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se dy ditët e fundit ka të pavërteta dhe akuza të rënda ndaj MD-së dhe ministres Haxhiu.

Ai tha se edhe më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

“Kur shpifjet dhe akuzat mbesin argument kryesor. Dhe ende më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

Dy ditët e fundit, jemi dëshmitarë të shumë të pavërtetave dhe akuzave të rënda në drejtim të Ministrisë dhe Ministres Haxhiu. Kjo bëhet në studio televizive dhe hapësirë publike, duke mos kursyer fjalët më shpifëse dhe ofenduese, e të cilat bien në kundërshtim edhe me etiken dhe sjelljen profesionale të cilën do të duhej ta kishte një avokat. Për çdo keqardhje niveli dhe gjuha e tillë.

Madje shqetësuese ishin edhe deklarimet të cilat shkonin deri në nivel kërcënimi për zyrtarë shtetëror”, shkruan Nimoni.

Ai tutje thotë se edhe pse po tentohet t’i jepet konotacion politik, rasti nuk është i tillë – politik, ndonëse personi në fjalë ka pasur angazhim e të kaluar politike dhe mbase avokon për subjekt të caktuar politik.

“Ministria e Drejtësisë qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë.

Nuk është aspak në rregull që veprimet dyshuese inkriminuese, të cilat duhet zbardhur në një proces fer dhe të drejt gjykimi, të arsyetohen me gjuhen dhe konotacionin politik, supozues dhe ofendues.

Beteja është ligjore me organet e drejtësisë, jo politike me Ministren për raste të tilla”, shkruan shefi i kabinetit të ministres.

Mes tjerash Nimoni thekson se as që bëhet fjalë se liria e shprehjes, për këdo, është e garantuar, për çka, fort është punuar.

“…Mirëpo kur kjo kalon në nivel ofendimi e shpifje, e besa edhe kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror, atëherë kjo mbetet punë për organet përgjegjëse, njëjtë siç do të duhej të ishte zbardhja e dyshimeve të përmendura për këtë rast.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në mandatin e saj, pa u përfshirë në procese të tilla të cilat i takojnë organeve të tjera. Ndërsa për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor”, shkruan ai.

Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën fyese të avokati Besnik Berisha që përdori ndaj prokurorit Rasim Maloku, kërkon nga OAK të merr masa

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?