KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën fyese të avokati Besnik Berisha që përdori ndaj prokurorit Rasim Maloku, kërkon nga OAK të merr masa
Siguri

Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën fyese të avokati Besnik Berisha që përdori ndaj prokurorit Rasim Maloku, kërkon nga OAK të merr masa

Kosova News
Kosova News 14:19 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes një reagimi, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj gjuhës të përdorur nga avokati Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku, në intervistën e dhënë mbrëmë në media.

Në reagimin thuhet se, Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet më tej në reagim.

Shoqata e Prokurorëve kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.

Reagimi i plotë i Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës:

 Shoqata e Prokurorëve reagon për gjuhën e urrejtjes dhe ofenduese të avokatit Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës, përmes këtij reagimi publik, shpreh indinjatën e thellë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve ndaj prokurorit Rasim Maloku, të përdorura nga avokati Besnik Berisha, në intervistën e dhënë në emisionin “Ditari i Buzhalës”, intervistë kjo, e shfaqur dje, më 17 korrik 2023, në orët e mbrëmjes, me ç’rast gjatë intervistës, avokati Berisha ka ofenduar rëndë dhe me një gjuhë shumë të ulët prokurorin e çështjes, Rasim Maloku, për shkak se i njëjti e ka arrestuar një ditë më herët të njëjtin në bazë të autorizimeve dhe detyrave që ia lejon Ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Me këtë rast, Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër qasjen dhe veprimet e avokatit Besnik Berisha, duke shpërndarë gjuhën e urrejtjes, ofendimeve dhe kërcënimit ndaj prokurorit Maloku, në kundërshtim me parimet e përcaktuara, me ç’rast standardet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe me praktikat ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë, ndalojnë qasjen ku avokatët, prokurorët apo gjykatësit, i trajtojnë çështjet penale publikisht nëpër media, duke ofenduar dhe përhapur të pavërteta.

Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga avokati Berisha dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese dhe ofenduese janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Maloku, por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e patolerueshme dhe e dënueshme në një shoqëri moderne dhe demokratike.

Ju bëjmë me dije se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm pranë prokurorëve dhe konfirmon përkrahjen dhe mbështetjen e parezervë të punës dhe veprimeve të prokurorit Rasim Maloku në ushtrimin e funksioneve të tij si Prokuror i Shtetit, duke i inkurajuar për përmbushjen e mandatit të tyre.

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial.

Gjithashtu Shoqata e Prokurorëve fton Prokurorinë Themelore në Prishtinë të analizoj gjuhën e ultë të urrejtjes, ofenduese dhe kërcënuese të avokatit Berisha  ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë.

Me respekt,

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Kosovës z. Naim Abazi

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
13:53 -08/08/2026
Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri
13:13 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?