Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një postim në profilin e saj në Facebook, ka thënë se falë rezultateve pozitive vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024 po e zgjerohet arsimi dual edhe me 8 profile të reja. Ajo ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës.
“Vitin e kaluar për herë të parë filluam me mësim dual në 4 shkolla profesionale, me 4 profile në 3 komunave të ndryshme.
Falë rezultateve pozitive nga viti i kaluar, vitin e ardhshëm shkollor 2023/2024 po e zgjerojmë arsimin dual edhe me 8 profile të reja. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës.
Në vitin shkollor 2023/2024 do të kemi gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme”, ka thënë ministrja Nagavci.
Ajo ka treguar se, përveç profileve: Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), Floktar e Murator tashmë po shtohen edhe këto profile:
Rrobaqepësi,
Automekanik,
Metal përpunues,
Përpunues i drurit,
Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,
Instalues elektrik,
Tregti me shumicë dhe pakicë,
Estetist.
Ministra ka treguar se konkurset për pranimin e nxënësve janë hapur sot dhe do të mbyllen të enjten, më 20 korrik.
Ajo ka thënë se i inkurajon nxënësit ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke u uruar suksese.


