KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hibdrid publikon raportin “Prapa Ekraneve”: Veriu dhe raportet Kosovë-Serbi, dy temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe
Lajme

Hibdrid publikon raportin “Prapa Ekraneve”: Veriu dhe raportet Kosovë-Serbi, dy temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe

KosovaNewss
KosovaNewss 16:36 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Tema e veriut të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi, kanë qenë dy nga temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe.

Kështu thotë raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.

Kjo situatë është monitoruar gjatë gjashtë muajve të këtij viti dhe gjashtë muajve të fundit të vitit paraprak. Po ashtu, u theksua se përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale janë në vendin e dytë pas politikës dhe të njëjtat janë shpërndarë nga media dhe publikues të ndryshëm në gjuhën shqipe.

Festim Rizanaj nga Hibrid.info tha se ky raport pasqyron gjendjen e çrregullimit informativ gjatë periudhës janar-qershor 2023, duke bërë analizë krahasimore me gjashtë mujorin e fundit të vitit paraprak.

“Qëllimi i këtij raporti është analizimi i çrregullimit informativ në Kosovë dhe mjedisit medial në vend. Në funksion të analizës dhe shqyrtimit të sfidave të çrregullimit informativ në Kosovë, raporti përbëhet prej tre pjesëve kryesore. Pjesa e parë shqyrton kontekstin medial të çrregullimit informativ dhe kontekstin politik e socio-ekonomik të mjedisit medial.

Pjesa e dytë analizon gjerësisht gjetjet e monitorimit të periudhës gjashtëmujore të keqinformimit në Kosovë dhe krahasohen të dhënat me periudhën paraprake (korrik-dhjetor 2022). Pjesa e tretë trajton çështjet e rregullimit dhe vetërregullimit të mediave, si dhe mangësitë ligjore dhe institucionale që merren me rregullimin dhe vetërregullimin e mediave në Kosovë”, tha ai.

Në prezantimin e këtij raporti, autori Shkëlzen Osmani tha se tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe është për të krijuar përmbajtje të vlerësuara si “clickbait”.

“Clickbait kemi pasur më së shumti gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, dezinformatë është renditur në vendin e dytë, lajm i rremë, mashtrim dhe kategori të tjera. Nëse e krahasojmë pra me llojet e kategorive, dezinformata është e para krahasuar me vitin e kaluar, clickbait, lajm i rremë, gabim etj… Shqyrtimi i të dhënave me bazë mujore tregon se dezinformata kishin vazhduar të mbizotërojnë edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, si vazhdimësi e tendencës së muajit dhjetor 2022. Nga muaji shkurt e deri në fund të muajit të gjashtë, ato kanë rënë në vendin e dytë”, shtoi Osmani.

Po ashtu, theksoi se dezinformatat shpërndahen më shumë kur ka ngjarje politike.

“Në shumicën e rasteve kur veriu është i qetë stimulohet narrativi se serbët në Kosovë janë të kërcënuar se ekziston një plan i fshehtë nga institucionet e Kosovës për të dëbuar nga Kosova… Temat e keqinformimit edhe këtu veriu ka qenë dominant 10 për qind, ndërkaq raportet Kosovë-Serbi, për qind-qind. Nëse këto dyja bëhen bashkë dhe trajtohen si temat që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi, atëherë mund të thuhet se është tematika kryesore mbi të cilën është keqinformuar.

Veriu, ngjarjet ndëretnike, raportet Kosovë-Serbi janë temat që përdoren më së shumti nga prodhuesit dhe shpërndarësit e përmbajtjeve keqinformuese që ndërlidhen me audiencën kosovare”, theksoi ai.

Pas politikës, mediat në Kosovë kanë keqinformuar në masë të madhe edhe për çështjet sociale.

Osmani njoftoi se policia është nga institucionet më të përfolura, ku mediat serbe kanë shkruar për masat e tyre. Po ashtu, theksoi se kryeministri Albin Kurti ka qenë personaliteti më i përfolur.

“Institucionet më të përfolura dhe personalitet më të përfolura. Policia e Kosovës është në vendin e parë, për arsye se kemi pasur ngjarje në veri dhe Policia e Kosovës ka qenë shumë e përfshirë. Kryesisht është përfolur kur ka pasur intervenime në veri dhe mediat në gjuhën serbe kanë raportuar për masa, forma brutale të reagimit të policisë apo tema të ngjashme të cilat nuk kanë qenë të vërteta, shkruan kp.

Institucioni i dytë del të jetë NATO, Qeveria e Kosovës…Sa i përket personaliteteve, Albin Kurti vazhdon të jetë personaliteti më i përfolur, për shkakun se është kryeministri i Kosovës dhe gjithçka ndërlidhet me qeverinë”, theksoi ai.

Në raport kërkohet miratimi i Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur për Media, duke përfillur rekomandimet e Komisionit Evropian. 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Presidentja Osmani priti Antonio Costan në Kosovë

Gërmimi në varrezat e Dragodanit, Hoti: Ka gjetje, mund të jenë të luftës

Çështja e mbeturinave në kryeqytet, VV fajëson Ramën e LDK-në

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale

KosovaNewss 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori britanik: E vërteta dhe drejtësia duhet të triumfojnë
18:14 -14/05/2025
Barcelona do të largojë tetë lojtarë gjatë verës
18:07 -14/05/2025
Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen
18:04 -14/05/2025
Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri
17:51 -14/05/2025
Presidentja Osmani priti Antonio Costan në Kosovë
17:25 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?