Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë Rozeta Hajdari ka marrur pjesë në hapjen e panairit tre ditorë “Gratë në Biznes”, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Hajdari në këtë panair tha se vajzat dhe gratë ndërmmarrëse me produktet dhe veprat e tyre artizanale po luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri, duke sjellur ndryshime demografike dhe duke i drymëzuar gjeneratat e reja se si ta përdorin kreativitetin për inovacion.

Ministrja Hajdari, gjatë fjalimi të saj shtoi se ministria e Industrisë do t’i mbështesë fuqishëm pjesëmarrjen e gravë në ndërmarrësi, të cilat po lënë gjurmë në ekonominë e vendit.

Panairi tre ditorë “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur deri me datën 15 korrik, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe ka qëllim promovimin e produkteve nga gratë ndërmarrëse.
Ky panair u organizua nga MINT-i, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
“Ishte kënaqësi të mirëpritesha shumë ngrohtë nga gratë tona ndërmarrëse, në rastin e hapjes së panairit tre ditor “Gratë në Biznes”, në sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
Panairi do të jetë i hapur deri me 15 korrik 2023, me qëllim që të promovojë produktet dhe shërbimet e grave ndërmarrëse, dhe t’iu krijojë atyre mundësi të reja në rrjetëzim dhe qasje në tregje të reja.
Vajzat dhe gratë ndërmarrëse me produktet dhe veprat artizanale të punuara nga duart e tyre, po luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri, duke ofruar mundësi punësimi në vend, duke sjellë ndryshime demografike dhe duke frymëzuar gjeneratat e reja se si të përdorin kreativitetin ndërmarrës për inovacion.
Ne besojmë në parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë si shtytëse të zhvillimit socio-ekonomik dhe demokracisë, dhe mbështesim fuqishëm pjesëmarrjen në rritje të grave në ndërmarrësi të suksesshme me shumë kreativitet, që po krijojnë e lënë gjurmë të dukshme në ekonominë e shoqërinë tonë.”, ka shkruar Hajdari në facebook.


