Zvarritjes së punimeve në autostradën e Gjilanit, e cila ka filluar para 5 viteve dhe gjatë këtij procesi ka pasur disa herë ndërprerje të punimeve, tashmë si duket po iu vie fundi dhe kjo autostradë shumë shpejt pritet të bëhet realitet.
Për këtë, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se kanë përfunduar mbi 70% e punimeve në këtë autostradë dhe se për finalizimin e saj është duke u punuar maksimalisht..
“Paralelisht, po zhvillohen punime në të 8 (LOT-et) e kontratave ekzistuese, ku po punohet maksimalisht për Finalizimin e Autostradës. Autostrada e Gjilanit shumë shpejtë do të bëhet realitet, për ta gëzuar të gjithë qytetarët e vendit dhe të rajonit.”, ka shkruar Aliu.


