KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Po nisim një epokë të re për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet me çmimet e barnave
Shëndetësi

Vitia: Po nisim një epokë të re për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet me çmimet e barnave

Kosova News
Kosova News 09:49 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës ditën e enjte ka miratuar projektligjin për produkte medicinale, që parasheh që çmimi  barnave të jetë i njëjtë në çdo barnatore,

Pas votimit të këtij ligji, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se ky ligj është për të mbrojtur qytetarët nga abuzimi i çmimeve të barnave.

“Sot Kuvendi i Republikës votoi Ligjin për çmimin e produkteve medicinale. Falënderime të gjithë deputetëve të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm punuan që ky ligj të bëhet sot realitet.
Të dashur qytetarë, Me këtë ligj nisim një epokë të re për ta mbrojtur secilin prej jush nga abuzimet me çmimet e barnave”, ka deklaruar ai.

Ministri ka shtuar tutje se “Na pret një punë e madhe deri tek jetësimi i plotë i Ligjit të ri. Por jemi bërë gati që ta realizojmë pa asnjë vonesë”.

Ministri Vitia më herët kishte deklaruar se është hera e parë që nga paslufta që në Kosovë po bëhet një rregullim i tillë. Gjithashtu, ai kishte njoftuar se do të rrisin numrin e inspektorëve shëndetësore.

Ndërkaq, ditë më parë, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij po e përmbush premtimin për rritjen e numrit të inspektorëve shëndetësorë në vend.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga 12 inspektorë shëndetësorë, ky numër do të rritet për 25 sosh.

Ai ka ftuar të gjithë të kualifikuarit të konkurrojnë për këtë pozitë.

“Ashtu siç kemi premtuar numri i inspektorëve po rritet. Vetëm 12 inspektorë shëndetësorë ishin në Republikën e Kosovës. Shumë shpejt numri i tyre do të rritet për 25 sosh. Pra, po e bëjmë trefishimin e numrit të inspektorëve shëndetësor, duke e ngritur atë në 37. Kjo padyshim do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Të gjithë ju të kualifikuar për këtë pozitë ju ftoj që të konkurroni”, kishte deklaruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?