KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Financave jep detaje për lajmërimet në shtëpi për pensionistët
Ekonomi

Ministria e Financave jep detaje për lajmërimet në shtëpi për pensionistët

Kosova News
Kosova News 16:52 -08/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se ka filluar me angazhimin ekipeve mobile me qëllim të lajmërimit të pensionistëve në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës. Nga ky shërbim do të përfitojnë:

i) pensionistët që janë nën dhe mbi moshën 80 vjeçare, dhe

ii) pensionistët që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht për vazhdimin e pagesës së pensionit, pa marrë parasysh moshën.

Ky shërbim ka filluar të zbatohet fillimisht në regjionin e Prishtinë (Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit, Podujevës, Obiliqit dhe Graqanicës), si pilot-projekt, nga muaji shkurt i këtij viti, duke qenë i kufizuar me moshën 85+. Ndërsa tani zgjerohet edhe në të gjitha komunat, si dhe përfshihen të gjithë pensionistët 80+ dhe secili pensionist që për shkaqe shëndetësore nuk mund paraqitet fizikisht.

Paraqitja e kërkesës për këtë shërbim bëhet në adresat elektronike si në vijim:

Për regjionin e Prishtinës – [email protected];

Për regjionin e Mitrovicës – [email protected];

Për regjionin e Prizrenit – [email protected];

Për regjionin e Pejës – [email protected];

Për regjionin e Gjilanit – [email protected];

Për regjionin e Ferizajt – [email protected]; dhe

Për regjionin e Gjakovës – [email protected]

Kërkesa mund të paraqitet individualisht nga pensionisti apo nga çdo preson tjetër që e paraqet në emër të pensionistit. Kërkesa duhet të paraqitet së paku 7 (shtatë) ditë para datës kur pensionisti duhet të lajmërohet fizikisht, pranë zyrave të Departamentit të Pensioneve.

Kërkesat e tilla janë vlefshme vetëm nëse konfirmohet pranimi i shkresë elektronike kthyese, përndryshe kërkesa duhet të përsëritet.

Në kërkesë pensionistit duhet të paraqesin të dhënat si në vijim:

a) emri dhe mbiemri i pensionistit;

b) numri personal i pensionistit;

c) numri i telefonit të pensionistit (nëse ka – preferohet numër i mobilit);

d) numri i telefonit të një personi të afërt të pensionistit; dhe

e) adresa e banimit të pensionistit dhe përshkrimi shtesë lidhur me adresën.

Pensionistit do t’i konfirmohet që kërkesa është pranuar, dhe pas verifikimit të të dhënave sipas kritereve të përcaktuara më lartë, do të njoftohet për realizimin e vizitës përafërsisht 24 orë më herët, përfshirë këtu edhe ditët e vikendit.

Pensionistët të cilëve nuk ju aprovohet kërkesa për shkak të mos plotësimit të kritereve, duhet të vazhdojnë të paraqiten për lajmërim tek zyrat e pensioneve.

Andaj, ftojmë pensionistët që i plotësojnë kushtet për këtë shërbim dhe të afërmit e tyre të shfrytëzojnë këtë shërbim.

Nis zbatimi i projektit për lajmërimet në shtëpi për pensionistët

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

Bie çmimi i naftës edhe për dy cent në Kosovë

Kosova News 08/07/2023 08/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?