KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fisi i tij dhunoi banorët Borizanë, deputeti i PS-së jep dorëheqjen nga mandati: I bëj thirrje djalit të dorëzohet
Rajon

Fisi i tij dhunoi banorët Borizanë, deputeti i PS-së jep dorëheqjen nga mandati: I bëj thirrje djalit të dorëzohet

Kosova News
Kosova News 15:40 -08/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Socialiste Rahman Rraja ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas ngjarjes në Borizanë, ku familjarë të deputetit dhunuan disa banorë.

(Pamje të rënda) U ankuan se gurëthyesit po ua shkatërrojnë shtëpitë , vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin  barbarisht banorët në Krujë

Rraja njofton tërheqjen nga jeta politike dhe u kërkon falje qytetarëve që e kanë votuar dhe kolegëve të tij.

“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndihem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time”.

Teksa shprehet i turpëruar nga ngjarja kur dy banorë pranë guroreve u dhunuan me sende të forta nga fisi i tij, Rraja i kërkon të birit, Rexhep Rrajës, që të dorëzohet në polici. Zoti më dhëntë forcë të përballoj këtë dhimbje dhe të shlyej këtë turp që më la im bir, shprehet ai në reagim për shtyp.

“I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë force që ta përballoj këtë dhimbje te madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund, mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”.

Në 6 korrik, në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë, familjarët e Rrajës, goditën me sende të forta dhe kërcënuan me armë Bilbil Majën dhe Jashar Majën, të cilët kërkonin zbutje të minave që përdoeshin në gurore, pasi u ka dëmtuar banesat e tyre.

Për ngjarjen, deri më tani janë shoqëruar tetë persona, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Gjatë mëngjesit të sotëm u bë shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasve, L. Rr., D. Rr., H. Rr., dhe A. Rr. Po kështu, u identifikuan dhe dy persona të tjerë të përfshirë të cilët u shpallën në kërkim, Edison Meta, 27 vjeç dhe Përparim Rraja, 48 vjeç. Ndërsa gjatë ditës së djeshme u shpallën në kërkim dhe 4 shtetas të tjerë Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja”, njofton policia.

Një ditë më parë, u shoqëruan Ineid Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale  “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Neglizhenca dhe vonesa e policisë në reagimin e saj për këtë ngjarje ka detyruar Policinë e Shtetit të zhbëjë të gjithë Komisariatin e Krujës. “Do të rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 08/07/2023 08/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?