Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla sot ka vizituar Komunën e Zveçanit në veri të Kosovës ku që prej tre ditësh ekipet e kërkim shpëtimit janë duke kërkuar një qytetare serbe e cila dyshohet se ka rënë në lumë.
Së bashku me zëvendëskomandantin e Policisë së Mitrovicës Veriore Veton Elshani, ai ka vizituar zonën përreth lumit Ibër, afër urës minerare në Zveçan, ku së bashku me zjarrfikësit që nga dita e djeshme janë duke u kontrolluar nga zhytës dhe vullnetarë për gruan e zhdukur.
Ministri Sveçla pa nga afër ecurinë e kërkimit dhe njëherit ofroi ndihmën maksimale nga institucionet e shtetërore për t’i përkrahur ekipet e kërkim shpëtimit në gjetjen e serbes së zhdukur që prej 3 ditësh.
Që nga mëngjesi i së mërkures një grua në moshë të mesme J.P. nga Mitrovica Veriore rezulton e zhdukur dhe për herë të fundit ajo është parë pikërisht pranë Urës së Minatorit në afërsi të Zveçanit.


