KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Morën ryshfet gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese, detaje nga arrestimi i dy zyrtarëve të MPB-së dhe pronarit e menaxherit të një kompanie ndërtuese
Siguri

Morën ryshfet gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese, detaje nga arrestimi i dy zyrtarëve të MPB-së dhe pronarit e menaxherit të një kompanie ndërtuese

Kosova News
Kosova News 17:39 -03/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews pak më parë raportoi për arrestimin e dy zyrtarëve të lartë të cilët punojnë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe pronarin e një kompanie ndërtimore së bashku me menaxherin e kësaj kompanie.

EKSKLUZIVE: Krimet Ekonomike arrestojnë dy zyrtarë të MPB-së, si dhe pronarin e menaxherin e një kompanie ndërtuese

Bëhet e ditur se për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas zhvillimit të hetimeve sot me datë 03.07.2023 kanë realizuar një operacion policor me ç ‘rast është zbatuar urdhër kontrolli i gjykatës në tri lokacione dhe personat e dyshuar janë ftuar për intervistim.

Të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar dëshmi dhe pajisje në cilësi të provës materiale.

Pas intervistimit të dyshuarit A.S., B.B., N.S., G.H. me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohen për 48 orë, ndërsa e dyshuara N.SH. lirohet në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Tragjeditë në vendin e punës kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik

Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

SHKK-ja ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?