KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Aliu jep detaje për projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë
Ekonomi

Ministri Aliu jep detaje për projektin e rrugës Prishtinë-Podujevë

KosovaNewss
KosovaNewss 12:22 -03/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot kanë nisur punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë, ku të pranishëm ishin kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrat Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dha detaje për këtë projekt duke treguar se projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë është projekt i cili i ka 5 lote, ku 4 lotet janë zgjerim të rrugës ekzistuese, ndërsa loti i pestë është finalizim i tashmë lotit të mëhershëm që është nga Lluzhani deri në Podujevë.

“Jemi të përkushtuar dhe të vendosur që kjo rrugë të kryhet në kohë, që të kemi cilësi të punimeve e paralelisht me këtë edhe për projekte të tjera, për ato të cilat kemi pas ngecje të vazhdueshme nga e kaluara të cilat janë duke u zgjidh një për një, e po ashtu edhe për projektet e reja që presin të fillojnë dhe të na vijnë në muajt në vijim’’ u shpreh ai.

Rruga Prishtinë – Podujevë është e vjetër gjysmë shekulli dhe ka qenë nevojë e kamotshme e trevës së Llapit që të lidhet me kryeqytetin në mënyrë efikase, pra të shpejtë e të sigurte, tha Kryeministri Kurti, duke shtuar se do të bëjmë çmos që kjo rrugë të përfundojë sa më parë.

Ai theksoi se tash jemi në rrugë të mbarë për të përfunduar këtë zgjerim i cili është i rëndësishëm pra jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytet por edhe për sigurinë e të gjithë udhëtarëve, pasi siç veçoi ai, këto vitet e shkuara kemi pasur shumë aksidente me fatalitet.

Kurse, zëvendësministri Durmishi shtoi se ky është projekti i parë që si Ministri i realizojnë me të gjitha fazat, prej fazës së projektimit e deri në ekzekutim të punimeve, dhe i kemi marrë të gjitha masat që ky projekt të realizohet me dinamikë të shtuar brenda afateve që janë të përcaktuara në kontratë në mënyrë që të mos ketë zvarritje.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për këtë mundësi të madhe për qytetarët, tha se ky është një projekt i shumëpritur, për arsye se kjo rrugë, pati shkaktuar shumë vështirësi në qarkullim, për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe qytetarëve, të cilët lëvizin në drejtim të Prishtinës.

Nisin punimet, rruga Prishtinë-Podujevë konsiderohet jetike për qytetarët




Gjithashtu lexoni:

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

KosovaNewss 03/07/2023 03/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?