KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komandant Remi dëshmitar në Hagë, nuk e di se për cilin proces do të intervistohet
Lajme

Komandant Remi dëshmitar në Hagë, nuk e di se për cilin proces do të intervistohet

Kosova News
Kosova News 22:23 -02/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrustem Mustafa – Remi gjatë javës së ardhshme do të udhëtoj drejt Hagës. Atje do të merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit. Mustafa në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se nuk e di se për cilin process gjyqësor do të merret në pyetje. Komandant Remi është pjesë e atakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së, si dhe është përmendur në dis araste përgjatë procesit.

Emri iu përmend në disa raste, në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. E të shtunën, Rrustem Mustafa konfirmoi se ka pranuar një ftesë nga Specialja.

Në një përgjigje përmes telefonit për Dukagjinin, Mustafa ka thënë se në Hagë po udhëton në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo nuk ka treguar se për çka saktësisht është ftuar.

Për komandant Remin, që ka qenë udhëheqës i zonës operative të Llapit kjo nuk është hera e parë që intervistohet nga Specialja.

Ai ishte marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe në janar të vitit 2019.

Rrustem Mustafa, është gjithashtu pjesë e aktakuzës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Në pikat 67 dhe 68 të aktakuzës, Prokuroria pretendon se dhjetëra persona u mbajtën të paraburgosur në disa qendra ndalimi që ndodheshin në zonën e Llapit, ku komandant ishte Mustafa.

Emrin e komandant Remit e përmendi edhe një nga dëshmitarët në procesin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk mund të themi se në cilën fazë të hetimeve janë. A është qëllimi i tyre të përfundohet me ish-krerët e UÇK-së, apo të ftohen edhe persona të tjerë. Megjithatë, gjatë procedurës hetimore janë marrë një mori personash në pyetje, kështu që nuk përjashtohet mundësia që në një fazë të mëvonshme ose edhe të tanishme, të ngritet ndonjë aktakuzë për çështje të krimeve të luftës”, ka deklaruar Kadri Osaj – Avokat.

Rrustem Mustafa e ka kaluar një proces gjyqësor për krime lufte edhe në Kosovë.

Si pjesë e grupit të Llapit, ai ishte dënuar me 4 vite burgim.

I gjithë grupi, u dënua me 13 vjet heqje lirie.

“Ky rast ka vazhduar procesin gjyqësor edhe me misionin e UNMIK-ut, madje i njëjti rast është kthyer në rigjykim dhe ka vazhduar edhe nga misioni i EULEX-it dhe diku në vitin 2015 ky rast ka marrë formën e prerë. Tani më, Dhomat e Specializuara, apo Gjykata, nuk mund t’i akuzoj personat për pikat e njëjta të aktakuzës për të cilat tanimë janë gjykuar”, ka shtuar Amer Alija – FDH.

Mustafa ka njoftuar se në Hagë do të shkoj gjatë javës së ardhshme. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

Kosova News 02/07/2023 02/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
10:07 -10/07/2026
Policia bastis tri lokacione në Mitrovicë, sekuestron armë dhe ndalon një të dyshuar për kontrabandim me migrantë
09:50 -10/07/2026
Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake
09:46 -10/07/2026
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
09:03 -10/07/2026
Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
08:31 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?