Një person ka vdekur të shtunën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur afër Lipjanit, respektivisht në fshatin në Konjuh.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur midis një veture në lëvizje dhe një tjetre të parkuar.
Shkaktari i aksidentit ka pësuar lëndime trupore, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar në Ambulancën e Lipjanit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


