KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiqit në Moskë
Botë

Lavrov: Rusia dhe Serbia po koordinohen për vizitën e Daçiqit në Moskë

KosovaNewss
KosovaNewss 20:31 -30/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Moska dhe Beogradi po koordinojnë vizitën në Rusi të zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë online, më 30 qershor.Siç raporton agjencia ruse e lajmeve TASS, Lavrov tha se vizita po aranzhohej pasi vizita e delegacionit rus në Serbi, në vitin 2022, sipas tij, u parandalua. Ai fajësoi Perëndimin për këtë.“Vërtet, Perëndimi e pengoi këtë udhëtim, thjesht duke i detyruar vendet fqinje të Serbisë që të mos lejojnë kalimin e avionëve tanë”, theksoi Lavrov.Ai tha se me palën serbe janë duke u dakorduar për data konkrete.“Ne ramë dakord me Ivica Daçiqin, mikun tim të mirë të vjetër, që në këtë situatë ai të vijë në Federatën Ruse. Tani jemi dakord për disa data specifike”, tha shefi i diplomacisë ruse.Lavrov nuk përjashtoi mundësinë që fjalët e tij mund të shkaktojnë “një kërkesë tjetër të pacipë nga Perëndimi që Ivica të mos vijë në Federatën Ruse”.“Por në çdo rast, ne kemi një marrëveshje të tillë me të”, shtoi Lavrov.

Në këtë kontekst, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontaktet mes Rusisë dhe Serbisë mbahen rregullisht.“Ne i jemi shumë mirënjohës presidentit [Aleksandar Vuçiq] dhe kryeministres së Serbisë [Ana Bërnabiq], si dhe ministrave të Qeverisë së Serbisë që janë gjithmonë të hapur për kontakte me ambasadorin tonë. Ato [kontaktet] janë shumë të dobishme, plus ne kemi gjithmonë mundësi të komunikojmë me telefon. Dhe unë jam në pritje të vizitës së Ivica Daçiqit sa herë që është e përshtatshme për të”, tha Lavrov.Vizita dyditore e Lavrovit në Beograd ishte planifikuar për në qershor të vitit 2022, por nuk u realizua sepse Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi refuzuan të siguronin një korridor ajror për aeroplanin e ministrit rus.Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse e quajti të paprecedentë dhe të paimagjinueshëm vendimin e një sërë vendeve evropiane për të mos lejuar kalimin e avionit të tij.Vizita u organizua disa muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, si rezultat i së cilës Perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë.Sergei Lavrov, së bashku me presidentin rus, Vlladimir Putin, janë në listën e sanksioneve të shumë vendeve perëndimore. Të vetmet vende ku mund të udhëtojnë në Evropë janë Bjellorusia, Moldavia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që ende nuk i ka zbatuar këto sanksione./REL

Gjithashtu lexoni:

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

KosovaNewss 30/06/2023 30/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?