KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edi Rama me propozim të ri në Bruksel për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Konferencë pa afat kohor, mbyllur brenda mureve…
Politikë

Edi Rama me propozim të ri në Bruksel për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi: Konferencë pa afat kohor, mbyllur brenda mureve…

Kosova News
Kosova News 11:57 -26/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke reaguar për  lirimin e tre policëve të Kosovës të kidnapuar javë më parë nga Serbia, deklaroi se kthimi i tyre është një lajm i vonuar.

“Megjithatë, është lajm shumë i mirë sepse i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe i hap rrugë de-eskalimit e të dialogut”, deklaroi kryeministri shqiptar në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

Rama tha se i vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës.

“Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyejt e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë”.

Duke treguar se sapo ka  mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohet me Presidentin e Këshillit Europian, të cilin e cilësoi si mik të çmuar të Shqipërisë dhe rajonit, Charles Michel, kryeministri Rama tha se do t’i përcjell atij shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen e tij mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse, nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë, të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

“Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste”, tha Rama, duke shtuar se “ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin”.

Kryeministri shqiptar u shpreh se ndërkohë situata në veri të Kosovës degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë “e largqoftë një ‘Donbasi’ ballkanik mu në zemër të Europës”.

Ai tha më tej se kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.

“Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare”.

Rama u shpreh se Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse sipas tij,  do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike.

“…Kjo, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës”.

Gjithashtu lexoni:

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kosova News 26/06/2023 26/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?