KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëvendësministri Gashani: MPB dhe AME në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetin e Pejës
Siguri

Zëvendësministri Gashani: MPB dhe AME në gatishmëri të plotë për të ndihmuar qytetin e Pejës

Kosova News
Kosova News 14:59 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Blerim Gashani, sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka qenë në qytetin e Pejës, bashkë me kryeinspektorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Kastriot Lajqin.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se zëvendësministri Gashani, gjatë qëndrimit në qytetin e Pejës,  ka takuar ekipet e Policisë së Kosovës, FSK-së dhe shërbimeve të emergjencës, po ashtu, është takuar edhe nënkryetarin e komunës së Pejës me ekipin e tij, drejtorin e Drejtorisë së Emergjencave për komunën e Pejës, si dhe drejtorin Rajonal të Zjarrfikësve në Pejë dhe të gjithë së bashku e kanë vizituar lagjen “Asllan Qeshme”, që ishte më e prekura nga vërshimi apokaliptik dhe pastaj kanë vizituar edhe qendrën spitalore në Pejë.

Me këtë rast zëvendësministri Gashani ka vënë në dukje se si përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme bashkë me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, do të jenë në kapacitet të plotë për të ofruar ndihmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje.

Më tej, Gashani ka theksuar se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, ka kapacitet për ndihmë në këto situata, me ekipe shpëtimi, me pajisje për pompimin e ujit e me shtretër e tenda për raste evakuimi të popullatës së prekur dhe po ashtu do të jenë në ndihmë të ekipeve të komunës së Pejës, sidomos duke qenë të njoftuar se moti nuk do të stabilizohet as sot.

“Ne, të gjithë në MPB dhe AME, jemi në gatishmëri të plotë të ndihmojmë e punojmë së bashku e ngushtë për sanimin e gjendjes së krijuar në Pejë dhe kthimin e normalitetit në këtë qytet”, theksoi Gashani gjatë qëndrimit të tij në komunën e Pejës.

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe

Kosova News 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?