KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vërshimet në Pejë, nënkryetari Asllani: Aktualisht situata është e qetë
Politikë

Vërshimet në Pejë, nënkryetari Asllani: Aktualisht situata është e qetë

Kosova News
Kosova News 11:53 -25/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani, konfirmon se aktualisht situata në Pejë është e qetë, derisa shtoi se ekipet kanë qëndruar deri në 05:00 të mëngjesit të sotëm, duke verifikuar nëpër veturat që ranë në kanal se mos ka persona të zhdukur.

Asllani është shprehur se nuk e mban mend të ketë ndodhur ndonjëherë në qytetin e tij shi më i madh, brenda pak kohe, sesa në ditën e shtunë, ku si pasojë, një nënë, rreth moshës 30-vjeçare humbi jetën, së bashku me fëmijën e saj të vetëm, 5-vjeçar, në lagjen “Asllan Çeshme”, në Pejë.

Veç kësaj, nga vërshimet e mbrëmshme dy persona janë të lënduar në lagjen “Fidanishte”, si dhe dëme të mëdha materiale.

 “Ne deri në orën 05:00 në mëngjes kemi qenë me të gjitha ekipet emergjente në terren, ka ardhur edhe FSK-ja dikur, pasi janë gjetur kufomat kanë ardhur edhe prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i MPB-së, ku kemi verifikuar nëse ka të lënduar. Në ato momente interesimi ynë ka qenë veç për njerëzit nëse ka të lënduar, mos ka të zhdukur. Kemi parë shumë dëme materiale, makina, e të tjera”, sqaroi nënrkuyetari Asllani, teksa shtoi se në ato çaste kryesorja ishte shpëtimi i njerëzve, nëse ka ndonjë të lënduar.

“Ishim të interesuar mos ka edhe të tjerë të lënduar, sepse ka pasur edhe disa vetura që kanë ra në kanal, të cilat i kemi verifikuar një nga një, mos ka njerëz në ato vetura dhe fatmirësisht nuk ka pasur të tjerë”, deklaroi nënkryetari i Pejës, Fatmir Asllani.

Ai më tutje tregoi për viktimat, që pësuan nga vërshimet.

“Aq sa dimë ne ata kanë qenë në shtëpi dhe shtëpia ka qenë shumë afër jazit që ka vërshuar dhe vrulli i madh i ujit që ka ardhur e ka marrë edhe shtëpinë. Supozohet njëfarë dige që ka qenë e ndërtuar në lagjen në vitet 50-60, ajo është dëmtuar dhe e ka sjellë vrullin e madh të ujit”, tha Asllani, derisa shtoi se sipas fqinjëve, nënë e bir kanë qenë në shtëpi, që kufoma e nënës ishte gjetur afër një shtëpie të fqinjëve.

Nënkryetari i Pejës, lidhur për dëmet materiale, tha se ekipi gjegjës bën vlerësimin e dëmeve materiale, duke shtuar se aktualisht gjendja është e qetë, por me dëme të mëdha materiale.

Presidentja Osmani për vërshimet në Pejë: Humbja e dy qytetarëve si pasojë e vërshimeve ka tronditur gjithë Kosovën
Krasniqi për vërshimet në Pejë: Jam në komunikim me Muhaxherin, Sveçlen e Mehajn, që t’iu dalim në ndihmë qytetarëve
Ministri i Mbrojtjes: Jemi në dispozicion me të gjitha kapacitetet në Pejë
Vërshimet e tmerrshme – Nënë e fëmijë vdesin si pasojë e vërshimeve në Pejë

Gjithashtu lexoni:

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Çështja e presidentit, Haxhiu: Duket që nuk jemi shumë afër, uroj të intensifikohen takimet

Kosova News 25/06/2023 25/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në
18:32 -24/07/2026
KEDS-i gjobitet me 65 mijë euro për njehsorët e skaduar
18:29 -24/07/2026
​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës
18:10 -24/07/2026
Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?