KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shkelje të shumta – ARBK nxjerr detajet për “Art Motion” dhe tentimin e kundërligjshëm të Pranvera Prestreshit për të bërë disa korrigjime
Lajme

Shkelje të shumta – ARBK nxjerr detajet për “Art Motion” dhe tentimin e kundërligjshëm të Pranvera Prestreshit për të bërë disa korrigjime

Kosova News
Kosova News 15:28 -23/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) sot në orët e pasdites ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit të Kompanisë “Art Motion”.

Ky vendim ka ardhur pasi ditë më parë KosovaNews ka publikuar një hulumtim ekskluziv për kompaninë që lidhet me vëllezërit Devolli, respektivisht ArtMotion, e cila rrufeshëm gllabëroi rrjetin kabllor të internetit dhe të përmbajtjeve televizive, në veçanti ato sportive, duke e monopolizuar tregun tashmë në gjithë Kosovën.

Nga hulumtimi është zbuluar se kjo kompani është e regjistruar në Maqedoninë Veriore, me pronar me pasaportë të Serbisë dhe ku paraqitet si investim i huaj nga SERBIA! Dhe si pronar i vetëm figuron te jetë z. Valon Shala, me adresë të vendbanimit: “Ul. Leke Dukadjini br 33-1 Peç, Država: Srbija”, pra e përkthyer në shqip: “Rruga: Lekë Dukagjini nr.33-1, Shteti: Serbia”.

Pas hulumtimit të KosovaNews, Ministria ia shfuqizon certifikatën e biznesit Art Motion: Rrezik për sigurinë – Biznesi mohon shtetësinë e Kosovës

Biznesi “Art Motion” përbën rrezik serioz për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës – Ka mohuar shtetësinë e Kosovës

Në arsyetimin që ka dhënë ARBK jepen detaje se si ky biznes ka mohuar shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe ka përbërë rrezik ndaj sigurisë publike dhe shkelje të normave kushtetuese.

“Certifikata e biznesit e Kompanisë “Art Motion” sh.pk. (këtu e tutje referuar si: Certifikata e Biznesit) shfuqizohet nga ushtruesja e detyrës së Drejtores së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, për shkak të kërcënimit serioz ndaj sigurisë publike, të shkaktuar me shkeljen e normave kushtetuese nga vetë ky biznes, dëshmuar përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit, përfshirë gëzimin e statusit të investitorit të huaj me të gjitha benefitet që sjell i njëjti me legjislacionin në fuqi, e në lajthitje të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në fillim të arsyetimit për shfuqizim të certifikatës.

Nga ARBK thuhet se regjistrimi i një biznesi që për më tepër ka për rezultat final edhe infrastrukturën mbështetëse, platforma me kontent televiziv, e për transmetime mediatike, ku përfshihet dhe informimi publik, prodhimi i lajmeve i dhe shërbimin e internetit për shtetas dhe institucione publike e private, me vend regjistrimi qytetin e Republikës së Kosovës por nën emrin e shtetit të Serbisë, bën dëm të shumëfishtë.

“Kjo në veçanti, kur bëhet fjalë për kompani që për pronar ka kompani serbe të regjistruar si investitor i huaj në Maqedoninë e Veriut”.

Në sqarim thuhet se përtej mohimit të shtetësisë së Kosovës, biznesi në fjalë paraqitet si i huaj, për të gëzuar të drejtat e garantuara me ligj për investitorët e huaj, përsëri në emër të shtetit të Serbisë, i panjohur ky për Republikën e Kosovës.

“Kështu, biznesi përbën kërcënim serioz për sigurinë publike dhe rendin kushtetues, në kuptim të nenit 57 par.2 të Ligjit Nr.05/ L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Po ashtu edhe ushtrimi i të drejtave të investitorëve të huaj, që në këtë rast janë shtetas të Republikës së Kosovës, shpie edhe në keqpërdorimin e legjislacionit të aplikueshëm për Investimet e Huaja, në kuptim të ushtrimit të padive në arbitrazhin ndërkombëtar kundër shtetit të Kosovës, gjë e cila ka ndikuar dhe do mund të vazhdojë të ndikojë negativisht në imazhin e Republikës së Kosovës kundrejt investitorëve të huaj dhe investimeve potenciale, tejet të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Pranvera Prestreshi ndryshimin e të dhënave – korrigjimin, e bëri kundërligjshëm

“Për më tepër, biznesi ka provuar korrigjimin e të dhënave duke i paraqitur të njëjtat si teknike, e me ndihmën e ushtrues së dikurshme të detyrës së Drejtores të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, znj. Pranvera Prestreshi me legjislacionin e aplikueshëm për Shoqëritë Tregtare.

Ky i fundit nuk vlen, pasi që nuk bëhet fjalë për një gabim teknik të cilin biznesi, sipas neni 21 par.2 Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare, mund ta bëjë në çdo kohë. Art Motion sh.p.k është regjistruar në kundërshtim me normat kushtetuese, duke bërë mohimin e vetë shtetësisë së Kosovës përmes regjistrimit. Faktet e tilla nuk janë të natyrës teknike andaj nuk mund të korrigjohen vetëm në bazë të kërkesës”, thuhet nga ARBK-ja.

Rrjedhimisht, sipas ARBK-së pranimi i korrigjimit nga ish- ushtruesja e detyrës së drejtores, duke keqpërdorur autoritetin zyrtar për të siguruar dobi për një biznes të caktuar, në këtë rast për “Art Motion” sh.p.k, pranon këtë korrigjim në kundërshtim me legjislacionin penal në fugi dhe legjislacionin e aplikueshëm për Shoqëritë Tregtare.

Tentimi për korrigjim i provuar nga ish- ushtruesja e pozitës së Drejtores së Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, znj. Prestreshi, nëse do shndërrohej në veprim konkret të ndryshimit të regjistrimit apo korrigjimit të të dhënave në emër të ”Art Motion” sh.p.k, sipas ARBK do të krijonte precedent të shkeljes së rëndë përmes “korrigjimit” të të dhënave që mohojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke i paraqitur ato si teknike.

“Në dritë të kësaj që u tha më lart, çdo veprim i ndërmarrë nën autoritetin e znį. Prestreshi lidhur me ndryshimin e të dhënave në emër të korrigjimit, gjatë ushtrimit të detyrës së Drejtores të Agjencisë për Regjistrimin e Biznesit është i kundërligjshëm dhe së këndejmi, nuk prodhon efekt juridik.  Për këtë që u tha më lartë, u vendos si në dispozitiv të këtij Vendimi”, përmbyll arsyetimin e saj Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Gjithashtu lexoni:

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës

Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë

Kosova News 23/06/2023 23/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:44 -21/06/2025
Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë
17:24 -21/06/2025
Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet
16:51 -21/06/2025
Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro
16:45 -21/06/2025
​Prokuroria Speciale këtë vitit synon të ngrit aktakuzën për masakrën e Reçakut dhe burgut të Dubravës
16:28 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?