KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë
Politikë

Escobar: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 17:12 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e ShBA-së për Kosovën, kanë qenë kundër kërkesave të Serbisë.

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se ShBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka theksuar Escobar.

Escobari ka thënë se duhet lejuar komunat me shumicë serbe që të ofrojnë shërbime në gjuhën serbe për njerëzit që jetojnë atje.

Ai tutje tha se KFOR-i e ka mbështetjen e plotë të ShBA-së.

“Kosova duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Obligimet ndërkombëtare të Ohrit duhet të plotësohen”, ka deklaruar ai.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se mënyra e vetme logjike është rruga e normalizimit.

Ai ka thënë se nuk po përpiqen të jenë në mes të dyja palëve.

Sipas tij, për normalizim të marrëdhënieve duhet të ketë një formulë që ua lejon serbëve të kenë mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre, por siç ka theksuar ai, në të njëjtën kohë duhet të respektohet edhe korniza kushtetuese.

Ka shtuar se ajo që është e nevojshme është të bëhet një statut që bazohet në modelin më të mirë funksionues të BE-së.

“Është një propozim shumë interesant që i akomodon shqetësimet e dy palëve. Ne shpresojmë që do të ketë pajtim mbi këtë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk dëshiron që të qëndrojë në veri përherë.

“Nuk mendoj që kemi kohë për të qenë strategjikë. Pas vitit të ri Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes”, ka thënë ai, duke përmendur zgjedhjet e reja evropiane vitin e ardhshëm.

Lajçak e Escobar kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Policëve të Kosovës
Kryeministri Kurti: Policët u rrëmbyen pranë tryezës ku po hanin bukë, 15 persona i kanë rrethuar e sulmuar
Kurti reagon ndaj deklaratave të Escobarit për mundësinë e konfliktit rajonal

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 20/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?