Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ka thënë se synimi i Kosovës për antarësimin e vendit tonë në Nato është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Ajo ka thënë se Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj
“Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike.
Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO.
Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj.”


