Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia e familjes Pacolli nga Kosova, informon KlanM.
Pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje, ngase dyshohet të jetë me targa të Kosovës. Zhytësi,i cili tentoi ta lidhë automjetin që ndodhet nën ujë në lumin Lepenc, ka arritur që ta lidhë atë në mënyrë që të fillojë tërheqja dhe nxjerrja jashtë.


